Lezhë-Mirditë/ Shpërthen bombula dhe shkrumbon banesën, 65 vjeçari gjen vdekjen…

Një zjarr ka rënë këtë mesditë në një banesë në fshatin Reps të Mirditës, me pasojë vdekjen e një personi.

Policia e Lezhës ka shpërndarë informacionin në lidhje me ngjarjen:

Mirditë/Informacion paraprak:

Më datë 04.10.2021, rreth orës 13:40, në qytezën Reps, Mirditë, si pasojё e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N.P., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses ndodhën në vendngjarje.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.