Ky është polici i RENEA-s që u kap duke transportuar kokainë në Tiranë

ABC ka siguruar foton e efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçi që u kap pasditen e sotme duke transportuar 1 kg kokainë në aksin e vjetër Tiranë-Durrës në afërsi të Ndroqit së bashku me dy bashkëpunëtorë, Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci.

29-vjeçari kishte rolin e transportuesit duke shërbyer si mburojë për trafikun e drogës. Ndërhyrja e policisë për të arrestuar efektivin erdhi pas informacioneve që Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave kishte mbi lëvizjet dhe aktivitetin e jashtëligjshëm të Liçit.

Pritet që në banesat e të arrestuarve të realizohen kontrolle, ndërsa vijojnë hetimet për të zbërthyer grupin e trafikut të drogës.