“Ku do t’i lësh dhitë nëse zgjidhesh deputete në Lezhë…”, Rigerta Loku shpall kandidaturën

Ndërkohë që 25 Prilli afron me shpejtësi, dhe statisticienë të ndryshëm po e përsërisin gjithnjë e më tepër se Qarku i Lezhës mund të përcaktojë fatin e këtyre zgjedhjeve, duket se jo vetëm partitë e mëdha i kanë prozhektorët të fiksuar mirë në drejtim të Lezhës.

Rigerta Loku, e cila u bë famshme me fjalimin e saj kur u ftua të merrte foltoren e Kuvendit, por edhe si një sipërmarrëse model më herët.

Znj. Loku ka vendosur që t’i drejtohet sërish foltores së Kuvendit, dhe kësaj here jo si e ftuar por si e votuar. Ajo ka shpallur pra sot, kandidaturën e saj në Qarkun e Lezhës me siglën e Nismës Thurje.

Në lidhje LIVE me kryetarin e Nismës Thurje Dr. Endri Shabanin ajo ka folur në lidhje me çështjet më të rëndësishme që lidhen me bujqësinë dhe mënyrën sesi trajtohet fermeri shqiptar.

“Ç’punë ke që merresh me politikë Gerta?”, e pyeti në një moment të caktuar Shabani.

“Më pyesin shumë vetë, ku do t’i lësh dhitë nëse votohesh deputete?”, u përgjigj Znj. Loku, “do t’i marr me vete në Kuvend, ose do të rrethoj kryeministrinë me dhitë e mia. Ato janë dhi autoktone, dhe mos harroni, unë nuk kam asnjë kompleks me dhitë, fundja ajo është edhe në përkrenaren e Skëndërbeut”, shtoi ajo.