Kandidati Shehu dorëzon 3010 firmat: “Festë dhe Fitore!

Zyra Elektorale e VETËVENDOSJES në Lezhë ka kryer dorëzimin pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të dosjeve me firmat e 3010 qytetarëve nga Lezha, Laçi, dhe Kurbini.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, kandidati Iliaz Shehu i ka shoqëruar fotot e rastit me këtë tekst:

Të nderuar qytetarë!

Të nderuar lezhjanë, mirditorë e kurbinas!

Të dashur aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje!

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sot në KQZ dorëzuam 3010 nënshkrime nga qytetarët për kandidimin tim për deputet në qarkun e Lezhës për zgjedhjet e 25 Prillit, duke e tejkaluar ndjeshëm numrin e nevojshëm prej 1750 nënshkrimeve.

Janë 3010 qytetarë nga Lezha, Mirdita e Kurbini, që më dhanë besimin fillestar, duke më dhënë mbështetje për këtë rrugë që tashmë kemi nisur.

Falenderoj secilin,një e nga një, nga lagjja në lagje, nga fshati në fshat, çdo firmëtar, çdo përkrahës!

Falenderoj gjithashtu edhe çdo aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje, që me energjinë e tyre të palodhshme po e bëjnë fushatën si një hyrje në festë, sepse e tillë do të jetë fitorja, i tillë do të jetë ndryshimi!

Na priftë e mbara, në punën e ndershme e fisnike që na pret!

Me respekt,

Iliaz Shehu –
Kandidat i propozuar nga zgjedhësit dhe i mbeshtetur nga Lëvizja VETËVENDOSJE!