Hipoteka e Lezhës me drejtor të ri. Kush e zëvendëson Aris Memën…

Hipoteka e Lezhës ose Agjensia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) është një ndër institucionet më të rëndësishme që rregullon pikërisht atë mbi të cilët ndërtohet jeta, pronën.

Edhe kjo drejtori ashtu siç edhe të tjerat nuk i shmangej dot asaj që paralajmëroi kryeministri i vendit. Rokadës së madhe të drejtuesve. Fjala e kryeministrit nuk diskutohet, vetëm zbatohet.

Z.Aris Mema drejtuesi më jetëgjatë në historikun e këtij institucioni në Lezhë ia ka dorëzuar ditën e djeshme detyrën e kreut të hipotekës Z. Gentian Malotaj.

Gentian Malotaj, drejtor i ASHK

Z. Malotaj, ish-drejtues i zyrës juridike në Bashki, një jurist par excellence, është kreu i ri i Hipotekës së Lezhës.

Do të ishte mundim i tepër ta lodhnim lexuesin me paragrafë prezantues për Z.Malotaj, por jemi të bindur se një thënie e themeluesit të menaxhmentit amerikan e përkufizon atë më së miri.

Ai pati thënë se “njerëzit ndahen në dy kategori, janë ata që krijojnë probleme dhe ata që krijojnë zgjidhje.”

Ne kemi bindjen se Gentian Malotaj është nga të dytët.