Gjekmarkaj ndan me ndjekësit mesazhin e veçantë nga poeti Bardhyl Londo, për kandidimin e tij në Lezhë

Kandidati numër 2 i listës demokrate për Lezhën, pedagogu Agron Gjekmarkaj ka ndarë pak minuta mëparë një mesazh të veçantë që poeti i njohur shqiptar Bardhyl Londo ka shkruar në momentin kur mësoi në lidhje me kandidimin e tij në Lezhë.

Mesazhi i Londos:

ME AGRON GJEKMARKAJ

Me Agron Gjekmarkaj kam ndare tete vjet nje zyre. Natyrisht qe letersia na kishte lidhur shume kohe perpara. I shkolluar,edukuar ne Itali ai kishte nje qasje per letersine dhe jeten qe mua me bente dhe me ben shume pershtypje.Autoret e tij te preferuar ishin At Zef Pllumbi,gjak nga i cili rrjedh,dhe Ismail Kadare. E vetmja gje qe me merziste ishte se edhe kur hanim dreke ne nje ore pushim qe kishim ai nuk me linte te pija asnje gote vere.Jo,thoshte,do ikim prape ne pune.

Lajmi i kandidimit te tij si deputet me gezoi shume sepse nga sa pashe edhe listat e partive te tjera, (mund edhe te gabohem vetem Agroni,Flutura Acka dhe Mark Marku vijne nga fusha e letersise dhe kjo eshte jo vetem vleresim per letersine,por edhe mundesi per ta mbrojtur e perkrahur ate ne Parlament.

Agroni nuk ka qene kurre nje nepunes numer apo rrogemarres. Per gjerat qe nuk ishte dakord ai shkonte diskutonte direkt me ministrin. Kjo me krijon bindjen e plote se edhe ne Parlament nuk do jete kurre nje numer as i partise qe e kandidoi as i kryetarit te saj sic e ka treguar jo pak here deri sot. Ai do respektoje dhe mbroje njerezit qe do ta zgjedhin. Ai do te respektoje bindjet politike te secilit sepse bindjet politike jane e drejte dhe zgjedhje personale.

“Mirënjohje poetit Bardhyl Londo që e bën kauzën time/ tonë edhe më të bukur për të ardhmen e Shqipërisë”, shënon në fund të postimit Gjekmarkaj.