Filluan shembjet në Lezhë, rrëzohet konvikti i shkollës “Kolin Gjoka”

Po ndodh ashtu siç e paralajmëroi kryebashkiaku Ndreu, Lezhën e pret një muaj shembjesh, për t’u pasuar me muajt e rindërtimit.

Gjatë kësaj paraditeje, siç shihet edhe nga pamjet e publikuara është kryer shembja e konviktit të shkollës “Kolin Gjoka”, një proces i cili do të shtrihet edhe në pallatet e dëmtuara dhe të shkollave që do të rindërtohen.

Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që po e prisnin zbatimin e shembjeve të parashikuara nga komisionet teknike, për t’i hapur rrugën më pas rindërtimit të tyre.

Kryebashkiaku Ndreu e ka shoqëruar vijimin e këtij procesi me fotot përkatëse dhe 3 rreshta tekst, nëpërmjet të cilit ai nënkupton se po bëjnë atë thanë, dhe nëse u referohemi deklaratave të mëparshme të Ndreu, ai gjithashtu po i nxjerr ‘bllof’ të gjitha ata që predikuan të kundërtën.