Dy herë brenda muajit! Rritet sërish me 5 lekë për litër çmimi i karburantit në Shqipëri!

Çmimi i naftës është rritur sërish pas 5 muajve për këtë vit, duke shkuar në 161 Lekë për litër. Rritja në shkurt ishte me 8 lekë, ndërsa tani është rritur me 5 lekë në të gjitha pikat e karburanteve. Shkak për këtë, sipas ekspertëve të ekonomisë, është bërë rritja e çmimit të lëndëve djegëse në bursat ndërkombëtare.

Çmimi varion nga tregjet e huaja dhe kursi i këmbimit, pasi Shqipëria është një importuese neto e karburanteve.

Në tregjet ndërkombëtare, çmimi i naftës pati një tendencë rritëse që prej nëntorit të vitit të shkuar. Prej nisjes së muajit maj, çmimi i një fuçie ka arritur në vlerat e 68 Dollarëve duke u rritur me 15% krahasuar me Prillin.