Disa zona të Lezhës pa energji elektrike, Oshee sqaron abonentët

Ditën e sotme banorët e disa zonave të Lezhës janë gdhirë pa energji elektrike.

Nga informacionet e siguruara nga Oshee Lezhë pohohet se Drejtoria Qëndrore e Tensionit të Lartë ka aprovuar një stakim të domosdoshëm në N/stacionin Fush Kuqe, per demontimin e TR2 te Fuqise 20MVA 110/35kV, per zevendesimin me TR e riparuar 31.5MVA 110/35/6kV, me stakim te Celesit 110kV te L110 – 36 Lac 1 – Fush Kuqe, si dhe te Zbarrave 110kV ne N/stacionin Fush Kuqe, e spostuar per shkak te problemeve te transportit, ne daten 08/03/2021 si vijon:

Pa energji gjatë kësaj kohe, mbeten N/stacionet Rrile, Fush Kuqe, Hidrovoret Droje-Shellinze, si dhe Pompat e Ujesjellesit Fush Kuqe, subjekti Vata Metal.

Zona pa energji ne Rrethin Kurbin / Fush Kuqe Qender, Kisha- Gurrez, Privat, Tufzimi, Patok, Ujesjellsi Fushe-Kuqe, Qender F-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firme Betoni.

Zona pa energji ne Rrethin Lezhe / Rrile: Gryk Lumi, Ish Komuna Shenkoll, Barbulloje.

Duke u bazuar në kohëzgjatjen e ndërhyrjeve të ngjashme të kësaj natyre në raste të më hershme nga ana e Oshee, pritet që ky stakim të zgjasë deri në ora 17:00.