DEL VIDEO/ Sherri me grushta e sende të forta në Lezhë; Dy vëllezërit nga Kosova rrihen me dy vëllezërit nga Shëngjini, përfundojnë të katërt në spital

Katër të rinj janë proceduar penalisht nga Policia në Lezhë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta. Këta shtetas, dy vëllezër nga Kosova dhe dy vëllezër nga Shëngjini, janë kanë qëlluar me sende të forta drejt njëri-tjetrit dhe për pasojë kanë përfunduar në spital.

 

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ” ,kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë, A.J., 24 vjeç dhe A.J., 24 vjeç (vëllezër), banues në Shengjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.