Bashkia Lezhë publikon oraret, nga sot hedhja e mbeturinave me orar, ose gjobitje!

©shutterstock

Kryebashkiaku Ndreu ka folur me një gjuhë tepër të ashpër në drejtim të ndotësve të ambjentit, në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, qofshin ata qytetarë, biznese apo edhe ente publike.

Gjithashtu ai nuk ka hezituar asnjë çast që të shprehë falenderim, respekt dhe mirënjohje për të gjitha ato biznese, e qytetarë që jo vetëm nuk ndotin por bëhen edhe promotorë të pastërtisë në rrethin e tyre të ndikimit.

Ndreu duket i vendosur në bindjen tij për ta bërë Lezhën qytetin më të pastër në Shqipëri.

Në këtë kuadër, siç edhe u miratua me vendim të Këshillit Bashkiak, nga sot e tutje, hedhja e mbeturinave do të ndahet në katër kategori dhe secila prej tyre do të ketë një orar të caktuar.

Kjo skemë e hedhjes së mbeturinave është një model i huazuar, dhe me provë se funksionon, e që sjell një përmirësim të dukshëm pasi u jep më tepër hapësirë koordinimi kompanive të pastrimit në menaxhimin e koshave në të gjithë territorin e Bashkisë.

Kategoritë do të jenë 3 gjithsej, dhe ato janë konkretisht:

  1. Familjarët
  2. Entet Publike
  3. Bizneset
  4. Bizneset e Tregut

Dhe oraret e lejuara për secilën kategori do të jenë:

  • Orari i lejuar për hedhjen e mbeturinave nga familjarët dhe entet publike: 06:00 Deri 09:00
  • Orari i lejuar për hedhjen e mbeturinave nga bizneset e tregut: 13:00 Deri 14:00
  • Orari i lejuar për hedhjen e mbeturinave nga bizneset: 19:00 Deri 21:00

Në njoftimin e saj Bashkia Lezhë i fton të gjithë qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të bëjmë më të mirën për një qytet më të pastër, ndërsa për ata që nuk duan një qytet të pastër duke respektuar oraret dhe vendin e caktuar për hedhjen e mbeturinave do të aplikohen masa ndëshkuese.