AKU inspektime në terren, në lupë edhe bizneset në Lezhë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në të gjithë vendin e në gjitha vendet ku tregtohen produkte të cilat konsiderohen aktivitete risku në këndvështrimin e mbrotjes së konsumatorit.

AKU harton një plan vjetor inspektimi, por gjithashtu është gjithnjë e vëmendshme ndaj çdolloj denoncimi të qytetarëve të cilët sinjalizojnë raste flagrante të aktiviteteve tregtare ku siguria e konsumatorit është e dyshimtë në rastin më të mirë ose as që merret parasysh.

Lexojeni të plotë postimin e AKU:

Sot AKU ka kryer 162 kontrolle zyrtare 📌dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të kategorive të ndryshme, si subjekte me aktivitet: tregtim të produkteve për mbrojtjen e bimëve, furrë buke, njësi tregtimi mishi, thertore mishi i kuq, njësi tregtimi mishi, etj.

Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (💻info@aku.gov.al / ☎️nr. Gjelbër 08007575).

⛔️Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 32 masa administrative me paralajmërim, 4 gjoba dhe 1 ndërprerje aktiviteti për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.

Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 19 mostra 🔬në produkte ushqimore të ndryshme per kritere fiziko-kimike dhe mikrobiologjikë.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!🤝