Aksidenti tragjik në Lushnjë! Dalin fotot e viktimave të aksidentit

Ditën e sotme u regjistrua një aksident tragjik në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, ku një automjet doli nga rruga dhe si pasojë përfundoi në kanal. Kanali ishte i mbushur me ujë dhe shkaktoi dy viktima. JOQ ALBANIA ka mundfur të sigurojë fotografitë e viktimave të aksidentit të frikshëm. Ata janë Aurora Basha rreth 20-vjeçe dhe Xhezmi Oshafi, 68 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak. Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.