U aksidentua me eskavator, ndërron jetë rrugës për në spital 60-vjeçari

Një aksident ka ndodhur rreth orës 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë. Mësohet se në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga. Për pasojë, drejtuesi i mjetit, 60 vjeç, ka mbetur i plagosur rëndë.

Berat/ Informacion paraprak

Rreth orën 14:20 në segmentin rrugor Poliçan-Kapinovë, në vendin e quajtur Ura e Plirzës, mjeti tip Eskavator, ka dal nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjeti shtetasi Q.D., 60 vjeç, banues në Poliçan, i cili po transportohet në spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.

Grupi herimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.

Perditesim: Ka ndëruar jetë 60-vjeçari i cili pësoi aksident me eskavator në Poliçan. Qemal Demiri ka vdekur rrugës teksa po transportohej në spitalin e Beratit. Ambulanca ishte përgatitur për ta çuar me urgjencë në Tiranë, por i plagosuri nuk ia doli dot të mbijetonte.