Ermal Pacaj: “E kthyet nga Bashkia Lezhë në Komuna Lezhë!”

Ermal Pacaj ka zgjedhur të përdorë formën dëshirore të foljes dhe ironinë thumbuese për ta perfirazuar diskursin e këtyre ditëve në lidhje me projektin e rrugës së Torovicës:

“Merreni rrugën dhe rrugë të mbarë”, shkruan ai, duke nënkuptuar kështu një urim ose ndoshta të kundërtin e tij, një mosurim, për Bashkinë Lezhë, duke dëshiruar që me rastin e kësaj rruge t’u urojë rrugë të mbarë gjithë administratës së Bashkisë, pra një përcjellje kjo me stil…

Pasi kanë ndritur gjithçka në atë Komunë, qe me shume se kurre ka nevoje te jete Bashki, vijon ai, duke nënkuptuar këtu paaftësinë menaxheriale të të gjithë administratës Bashkiake, Pacaj e quan “Bashkinë Lezhë” “Komuna Lezhë” dhe kjo për të kritikuar me “thumbim” adaptimin e një stratageme që i përshtatet fshatit, pra Komunës, që të funksionojë edhe me qytetin.

Reagimi i mbushur plot me sarkazëm dhe ironi i Pacajt nuk kishte sesi të mos merrte reagimi të shumta nga ndjekësit e tij.

Lexojeni statusin e plotë të tij:

MERRENI RRUGEN DHE RRUGE TE MBARE.

Ne momentin qe ra zilja ⏰ e Rruges se Torovices , asajt qe Pjerin Ndreu e kishte kerkuar, per te cilen kembenguli dhe arriti ta merrte, Nxenesit me te dalluar ne Komunen e Lezhes u zgjuan, i zgjoi zilja.

Me embelsine me te hidhur te mundshme thuren nje kurore me gjithesoj lulesh 🙈 per ta vendosur ne koken e kryetarit, lereni ta bejne 🙋‍♂️

Pas si kan ndritur gjithcka ne ate Komune, qe me shume se kurre ka nevoje te jete Bashki, eshte pikerisht kjo veper qe ju duhet per te plotesuar albumin me veprat qe nuk i bene kurre 😔 lereni ta bejne🙋‍♂️

Lerini edhe te notojne ne cicerimat e tyre, ate not dine🙋‍♂️

Ata e kane marre rrugen🚀
Jo rrugen e Torovices, por rrugen per ta lene Komunen, Komunen qe neser do jete perseri Bashki.

Rruge te mbare 🙋‍♂️⏰