Alfrida Marku: “E pafalshme ajo që po ndodh në Lezhë!”

Që nga dita e parë kur u shpall nga qeveria shqiptare se Shqipëria do të duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për t’u mbrojtur nga kjo e keqe e padukshme, Znj. Alfrida Marku, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ish-nënkryetare e Bashkisë Lezhë e ka intesifikuar gjithnjë e më shumë diskursin e saj në lidhje me mënyrën sesi po menaxhohet situata, sidomos nga institucionet në Lezhë.

Para pak minutash ajo ka publikuar një tjetër reagim në lidhje me atë që është mjaft shqetësuese, pikërisht, krijimi i turmave. Ajo thekson se përveç ndihmës humanitare, që është jetike për familjet e pamundura, ka rëndësi jetike edhe mënyra sesi jepet kjo ndihmë, dhe sipas fotove të publikuara nga ajo, kjo nuk është aspak mënyra e duhur.

Lexojeni të plotë reagimin e saj:

Blerja e gjërave të domosdoshme është e pashmangshme. Edhe institucionet duhet të ndihmojnë këdo ka nevojë në këto ditë të vështira.

Por JO KËSHTU! Nuk është kjo zgjidhja! Nuk mund të bëhet lojë me jetën!!

DUHET PLAN I RI MENAXHIMI! Vetëm ushtria, policia e strukturat e emergjencave civile duhet të menaxhojnë gjithçka ndodh në këto orë!

E pafalshme sesi institucionet grumbullojnë njerëzit në turma për të bërë show në këto orë emergjencë!!

Reagimi i djeshëm:

Situata është tejet serioze, jo e zakontë, kërkon maturi, ndërgjegje dhe bashkëpunim tek të gjithë, qytetarë e institucione bashkë.

Familjeve në nevojë, në Lezhë e kudo, tu mundësohen ushqimet e domosdoshme për të paktën 4 javë.

Caktoni një pikë magazinimi e shpërndarje në çdo lagje në qytet dhe 2-3 fshatra bashkë. Ushtria, policia dhe strukturat e emergjencave civile duhet të kenë nën përgjegjësi këtë proçes.

Të moshuarve që jetojnë vetëm dhe personave me aftësi ndryshe apo sëmundje kronike duhet tu mundësohen shërbime dhe ilaçe në banesë.

Grumbullimet e njerëzve të nxitura nga keqmenaxhimi i situatës, moskuptimi i gjendjes së emergjencës, dhe papjekuria për të bërë show edhe në këto ditë, janë të dëmshme dhe rrezik për jetën e secilit.