UNUM në Lezhë: Ja njoftimi zyrtar në lidhje me festivalin e madh!

Festival i Madh, më i madhi i realizuar ndonjë herë në brigjet e Shëngjinit, festivali i mijëra dritave, i ngjyrave, i pijes, i kërcimit, i dëfrimit, dashurisë, dehjes, dëndjes, nirvanës, seksit, harbimit, festivali, për hir të së vërtetës, edhe i hashashit, për vitin 2020 në Lezhë, është anulluar.

Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të UNUM:

UNUM FESTIVAL 2020 – DEKLARATË ZYRTARE

Të nxitur nga reagimet e shumta, mbështetja e paimagjinueshme dhe dashuria e pastër që morëm nga ju pas edicionit të parë të Festivalit UNUM, ne kemi punuar pa u lodhur gjatë gjithë vitit për edicionin e dytë – UNUM 2020. Gjithçka shënoi një fillim të mrekullueshëm të sezonit të verës, por gjithçka u ndal kaq papritmas.

Me zemër të thyer po ju shkruajmë këtë njoftim. Ne kemi vendosur të anulojmë zyrtarisht UNUM 2020 – parashikuar të zhvillohej këtë verë – për shkak të pandemisë COVID-19.

Pas kufizimeve të sanksionuara nga Qeveria Shqiptare, dhe duke monitoruar nga afër situatën në zhvillim në të gjithë globin, është me vend që të anulojmë UNUM 2020. Përveç çështjeve shëndetësore që do të lindnin nga mbledhja e mijëra vetëve, i gjithë procesi i përgatitjes do të kishte qenë logjikisht i pamundur dhe moralisht i gabuar për të gjithë ekipin.

Ne mezi prisnim t’ju sjellim një edicion të dytë të botëror, mbasi i pari ishte thjesht i mahnitshëm dhe motivues për ne. Me këtë në mendje, ne tashmë po planifikojmë për vitin e ardhshëm.

UNUM Festival do të kthehet në verën e vitit 2021, nga 3 qershori deri më 7 qershor. Të gjithë mbajtësit e biletave kanë të drejtë për rimbursim në pikën e blerjes. Blerësit kanë një shans për të transferuar prenotimin e tyre në edicionin UNUM 2021. Ekuipazhi do t’ju informojë me email për detajet e rimbursimit dhe transferimit, së shpejti.

Kohët janë të vështira, por ne ju premtojmë se fryma jonë për t’u bërë një nuk do të përulet kurrë para asnjë virusi apo force tjetër botërore. Edhe kjo do të kalojë, dhe ne do ta shohim përsëri njëri-tjetrin nën pisha, pranë plazhit, apo në dyshemenë kryesore të vallëzimit.

Deri atëherë, ju lutemi ndiqni rregullat e qeverive tuaja përkatëse dhe qëndroni brenda. Le të shpërthejë muzika në dhomat e tuaja, virusi nuk ka se çfarë t’i bëje tingujve gjithsesi.

Me dashuri,

Ekipi i Festivalit UNUM