Plazh në nëntor, pushues të shumtë në bregdetin e Shëngjinit

Fillimi i muajit nëntor e ka gjetur bregdetin e Shëngjinit me pushues të shumtë. Vizitorë të ardhur nga Kosova, qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe vendas kanë zgjedhur Shëngjinin këtë fundjave për të pushuar nën rrezet e diellit.

Këtë periudhë, pushuesit vlerësojnë maksimalisht bregdetin e Shëngjinit, duke deklaruar se do vijojnë ta frekuentojnë plazhin derisa moti t’i favorizojë.

Frekuentimi i plazhit në muajin tetor konsiderohet diçka e rrallë për bregdetin e Shëngjinit, por duket se ditët e ngrohta me diell po japin ndikim pozitiv në këtë drejtim.

Nga ana tjetër ata të cilet frekuentojë në ketë kohe bregdetin e Shengjinit kerkojnë nga ana e pushtetit vendor që të jetë me prezente në pastrimin e vijës bregdetare si dhe prania e qenve dhe lopëve në bregdet i japin kësaj zone në pamje të aspak të hijshme.