Një libër tjetër për Lezhën, nga një person i tjetërllojtë…

Evaristo është një person i tjetërllojtë, ai të del jashtë kornizës së të zakonshmes, dhe për këtë kemi shembuj.

Rasti i parë ka lidhje me profesionin e tij, ku si inxhinier i informatikës ka qënë pjesë e administratës Frrokaj, në Bashkinë e Lezhës.

Si një brilant i ndritshëm, shkelqeu me profesionalizmin e tij. Ai jo vetëm që mbulonte aftësisht atë që i ngarkonte funksioni, por siç zbuluam më vonë, në fakt, ai bënte çdo ditë diçka më shumë nga ajo që pritej prej tij.

Inxh. Evaristo Coli, me iniciativën e tij personale dhe me konsesusin e eprorëve vendosi të programonte një sistem, të gjithin me forcën intelektuale dhe djersën profesionale të veten. Një sistem pra, që do të menaxhonte gjithë databazën e taksave të Tokës Bujqësore, e që ishte i përshtatshëm nga ana e programimit që të përshtatej e zgjerohej pa kosto për çdo sistem tjetër, që nëse Bashkia Lezhë, do të hapte sot një tender për të patur një sistem të tillë nga një kompani softueri në Shqipëri, zor se do të shpëtonte pa i paguar 80 mijë euro, për ofertën më të leverdisshme.

Pse e bëri Evaristo një gjë të tillë? Si mundet një person, të sforcojë veten, pa kurrfarë interesi, të krijojë një program që kushton afro 80 mijë euro, dhe ta dhurojë falas për institucionin ku punon?

Epo, ne e thamë në krye të shkrimit, se ky nuk është një person i zakonshëm, ai është i tjetërllojtë. Pasioni dhe dashuria profesionale mund ta kenë shtyrë, që pasi identifikoi një mangësi ose diçka që mund të përmirësohej teknologjikisht, ai e bëri vetë, dhe nuk kërkoi asgjë në këmbim.

Rasti i dytë ka të bëjë me botimin e një libri, i cili hedh dritë mbi Kallmetin, Fiset dhe Gjenealogjinë. Një libër i librave si të thuash, pasi për shkrimin e tij, Inxh. Evaristos i është dashur të konsultojë, shfletojë e të agregojë informacione nga qindra e qindra libra të tjetër për t’i dendësuar imët dhe me kujdes në librin mbi Fiset.

E kemi thënë edhe mëparë, të shkruash një libër në ditët e sotme, është para së gjithash, një akt i vërtetë revolucionar sepse stimujt, punët, ndërprerjet, detyrimet tona të përditshme na e bëjmë thuajse të pamundur të gjejmë pak kohë për të pushuar trupin e mendjen në ditët e sotme. Përfytyroni tani, çfarë vetëkontrolli, dhe karakteri të fortë duhet të kesh për t’i shkuar deri në fund një libri, aq më tepër të atij formati. Sërish, këtë nuk e bën dot një i zakonshëm, por vetëm një i tjetërllojtë.

Rasti i tretë, është ky i sotmi ku Evaristo së shpejti do të botojë një tjetër libër për Lezhën.

Inxh. Evaristo sëbashku me familjen e tij kanë ca vite që jetojnë jashtë Shqipërisë, por përsëri, njeriu i mirë dallohet nga dëshira e tij, sepse ai ka gjithnjë diçka për të dhënë. Ai përsëri ka vendosur t’i japë diçka Lezhës. Një libër i cili përveçse hedh dritë mbi një periudhë të caktuar mund të shërbejë për historianët e së nesërmes si shtyllë mbështetëse për të shkruar një vëllim të plotë mbi Historinë e Lezhës.

Kujtojmë lexuesin se Lezha është një qytet thellësisht historik, por që nuk ka asnjë libër për historinë e vet. Nuk ka pra, asnjë libër, deri më sot, që të ketë titullin Historia e Lezhës.

Ne nuk do të zbulojmë këtu përmbajtjen e librit “Lezha 1918” të Evaristo Colit, por do të ndajmë me ju një përmbledhje të shkurtër të shkruar nga vetë autori i librit:

“LEZHA 1918 – ANALIZË E REGJISTRIMIT AUSTRIAK

Libri “Lezha 1918 – Analizë e regjistrim Austriak” tenton të sjell tek lexuesi një regjistrimi pakt të njohur edhe në nivelin e intelektualëve por të panjohur për lexuesin e thjeshtë. Gjatë Luftës së Parë Boterore, pjesa me e madhe e Shqipërisë, nga vitit 1916-1918 ishte nën pushtimin austriak. Gjatë pjesës së parë të vitit 1918, administrata austriake, me qendër në Shkodër, realizoj Regjistrimin apo Censusin e parë në Shqipëri nën drejtim.

Një regjistrimi i plotë me të dhëna të shumta rreth strukturës familjare të çdo fshati apo qyteti. Të dhëna që për fatin e këq nuk u publikuan atë vit pasi administrata austriake u detyruar të terhiqet nga Shqipëria dhe të dhënat përmbledhese u publikun në vitin 1922 me kërkesen dhe financimin e qeverisë shqiptare.

“Lezha 1918 – Analizë e regjistrim Austriak” sjell regjistrimin austriak për Rrethin e Lezhës ku nivele të ndryshme lexuesish mund të gjejnë informacionë sipas interesit të tyre. Rrethi i Lezhës së vitit 1918 ka qenë pjesë e Qarkut të Shkodërës dhe ka qenë e përbërë nga kater komuna që kanë qenë ajo e Lezhës, Malesisë së Lezhës, Dajçit (Zadrimës) dhe Vaut të Dejës.

Libri fillon me analizën e plotë të Rrethit të Lezhës me të gjithë komponentet që ka pasur regjistrimi austriak. Libri vazhdon me përbërjen familjare dhe analizen e thelluar për secilën nga këta komuna e shoqeruar me tabela, grafike dhe harta. Dhe duke u përmbyllur me pjesën ku lexuesi me i thjeshtë ku mund të gjej përbërjen familjare të tij gjatë vitit 1918 apo mbiemrat e vjetër të atyre vitëve si dhe një analizë në nivel fshati ku për çdo fshat tregohet ndarja sipas mahallave, të dhënat demografike, ndarja sipas gjinive, besimit dhe aktivitetit bujqesor etj.”