Të rinjtë lezhjanë në librin e artë të ekipeve. Fillojnë përballjet e nxehta…

Ata janë stërvitur shumë, kanë luajtur shumë, kanë pësuar humbje, por edhe kanë fituar shumë, ata i kanë kaluar të gjitha etapat dhe peripecitë e formësimit të bërthamës së një ekipi futbolli.

Sot ata shijojnë frytet e disiplinës, të punës së vazhdueshme dhe këmbëngulëse prej kaq vitesh. Nuk do të ishte aspak e çuditshme nëse në të ardhmen e afërt ndonjëri prej tyre të thirrej për të veshur fanelën e kombëtares kuqezi.

Akademia e Shënkolli nuk ka ndërmend të ndalet, çdo ditë ata bëjnë një hap përpara edhe pse nuk kanë fanellën e një klubi me emër siç është Tirana, Partizani, Vllaznia apo Flamurtari, edhe pse nuk kanë historinë e klubeve të mëdha të futbollit shqiptar, këta djem, renditen midis tyre, madje në treshen e më të mirave, duke hyrë tashmë në librin e artë të ekipeve.

Klube si Partizani, Vllaznia, Tirana, Teuta, apo Flamurtari tashmë janë në garë me Shënkollin e vogël, ku disa prej këtyre klubeve i ka skualifikuar Shenkolli dhe disa të tjera e shohin si kundërshtarin më të frikshëm për titullin kampion.

KF SHËNKOLLI

Shënkolli pretendon dhe synon për titullin kampion me moshat U17 ku tranjeri i tyre është Klajti Reçi dhe U19 me tranjer Hasan Hoxhen. Ata janë në fazën e play-off pasi kanë mbyllur kampionatin në vendin e 3-të qoftë U17 dhe U19 dhe jan 8 ekipe që kalojnë sitën per titullin kampion, Shenkolli – Flamurtari U17 do jetë faza e çerekfinale ndërsa për U19 do përballen me shkollën e fubollit Mjeshtria Shkendina – Shenkolli U19.

Nje Administrim per t’u marr shembull ku nje qytet i vogel konkuron me emra historike, dhe falë punës së tyre e ardhmja e futbollistëve mund të jetë e ndritur, pra Lezha mund ta rifillojë traditën e vjeter për të nxerrë talentë.