Ballina Blog Faqe 3

Policia e Lezhës pranga 25 vjeçarit nga Durrësi, po transportonte 12 sirianë

Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari që transportonte me autobus 12 shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme. Specialistët në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas është kapur nga shërbimet...

Studiuesi nga Lezha ‘ngel’ në klasë ministren e re të arsimit

Emërimi i Ministres së re të Arsimit ditën e djeshme, dhe prezantimi i jetëshkrimit të saj në media ka shërbyer si 'ngacmim' për studiuesin Kola që ta filtrojë më imtësisht atë. Pak minuta mëparë ai ka publikuar edhe rezultatet e kërkimeve të tij, në të cilat ministrja ka dalë keq. Dr. Vladimir Kola ka hulumtuar mbi një artikull shkencor për të...

Lezhës iu shua një dritë mbrëmë, e cila nuk do të ndizet më…

"Ashtu si dita e kaluar mirë të jep gjumë të ëmbël, ashtu edhe një jetë e shpenzuar si duhet të jep vdekje të qetë", shkruan Leonardo Da Vinçi diku në shënimet e tij. Shuarja e Luciano Levrit u lajmërua dje nga kreu i Caritas Lezhë P. Antonio Leuci, i cili shkruan: Ciao Luciano, dua të të kujtoj kështu, gjithmonë i vëmendshëm...

Nesër fillon shkolla, Bashkia Lezhë poston fotot e asaj që po ndodh te gjimnazi i vjetër

Gjithçka është rrokakrisur. Me njerëzit që nuk i thonë 13 Shtator, por 44 Gusht, për shkak të tejzgjatjes së pazakontë të valës së të nxehtit, që tregon se stinët janë çmendur me këtë rokadë të pamundur. Me Tokën e cila edhe dje e lëkundi Lezhën, si për të thënë se nuk i intereson fare axhenda e qënieve e gjallesave mbi...

Lezhë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundjava ”, kapet i shpalluri në kërkim ndërkombëtar

Finalizohet operacioni policor i koduar “Fundjava ”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacion i DVP Lezhë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Bie në prangat e Policisë, 40-vjeçari nga Lezha, për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, "Shfrytëzim prostitucioni", "Shkelje e ligjit mbi drogat", "Vjedhje dhe posedim i sendeve të paligjshme" dhe "Emigracion i paligjshëm", të parashikuara nga...

Lezhë/ Vijon procesi, ja emrat e 3 kryetarëve të fshatrave të deritanishëm

Kryeplaku ose Kryetari i Fshatit është një pikë reference e rëndësishme për fshatin apo zonën në të cilën zgjidhet të përfaqësojë. Ligji për Kryetarët e Fshatrave është i kornizuar qartë ne Republikën e Shqipërisë. Ligji në fjalë kërkon që lagjet e çdo fshati të zgjedhin pleqtë e tyre të cilët mëpas, këta të fundit do të zgjedhin kryeplakun, Kryetarin e Fshatit...

Dajç, Lezhë – Detajet mbi banesën që u përfshi nga flakët, një rëndë

Një banese është përfshirë nga flaket në Dajç të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:45. Gazetari i BalkanWeb Elidon Ndreka raporton se një person është asfiksuar nga tymi, ndërkohë shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje po punojnë për shuarjen e flakëve. Detajet e reja të sjella nga gazetari Ndreka (20:09) nga Dajçi i Lezhës, ku një banesë u...

16 Vjet! Themeluesi i LSI-së në Lezhë, përcjell mesazhin e veçantë…

Themeluesi i Levizjes Socialiste për Integrim në Lezhë Z. Viktor Tushaj ka shprehur përmes faqes së tij zyrtare një urim të veçantë në 16 vjetorin e krijimit së kesaj force politike: Ja çfarë shkruan Tushaj: "Si sot 16 vjet me pare, ne horozontin e trazuar politik te kohes, shkaktuar nga arroganca qeverisese dhe monopolozimi i ekonomise u krijua LSI. Lindi keshtu...

Metaliaj: “Jo vetëm në Lezhë por as në Shënkoll s’keni ambiente për nxënësit…”

Deputetja e Lezhë Znj. Lindita Metaliaj ka reaguar në një deklaratë për mediat në lidhje me situatën e fillmvitit shkollor në qytet dhe njësit administrative të Bashkisë Lezhë. Deklaratën e zonjës Metaliaj e ka shpërndarë Dega Partisë Demokratike Lezhë në faqen zyrtare. Me anë të kësaj daljeje për mediat, Metaliaj ka folur me tone të ashpra në lidhje me problematikën...

“Ta lumsha Pjerin!”, rokadë e madhe në PS, rikthehet Lindita Nikolla në Lezhë

"Ta lumsha Pjerin!", ky është komenti më i shpeshtë që lexohet nga ndjekësit në faqen zyrtare të kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu. Dihet që puna, shembulli i mirë, dhe rritja e ndikimit në komunitet e tek grupet e interesit, konvertohet direkt me pushtet në PS, dhe është normale për çdo formacion politik. Një prift katolik pati thënë njëherë se "në këtë...