Ballina Blog Faqe 19

Europa i hap derën Shqipërisë!

Ministrat e Jashtëm të Bashkimin Europian kanë arritur sot marrëveshjen politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri për zgjerimin Oliver Varleyi. Me anë të një postimi në Twitter komisioneri shkruan se është shumë i lumtur për një lajm të tillë dhe se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor...

Pozitiv me koronavirus Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj raportohet se është infektuar me COVID-19. Ka dalë pozitiv tamponi për Drejtorin e Urgjencës, Skënder Brataj, shkruan “ABC News”. Brataj është pjesë e Task-Forcës pranë Ministrisë së Shëndetësisë për koronavirusin. Aktualisht ai është karantinuar ndërkohë ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. Kujtojmë se numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri është rritur duke shkuar në 5...

Koronavirus prek Lezhën, infektohet infermierja!

Lezha i shtohet hartës së të prekurve me covid-19. Pacientja e parë është një infermiere pediatre 54 vjeçare në Poliklinikën e Lezhës e cila në testin e bërë gjatë natës së mbrëmshme ka rezultuar pozitive. E prekura me coronavirus ende nuk dihet nga mund ta ketë marrë infektimin, por menjëherë janë marrë masa për të izoluar edhe kolegët e saj...

Ndreu firmos dhe publikon urdhrin për bizneset në Lezhë…

Pak orë mëparë Kryetari i Bashkisë Lezhë Z. Pjerin Ndreu ka publikuar urdhrin e firmosur në faqen e tij zyrtare. Urdhri në fjalë, i cili mban datën e sotme, ka të bëjë më të gjitha njësitë tregtare në Lezhë të cilat bëjnë pjesë në listën e aktiviteteve të lejueshme sipas aktit normativ të qeverisë, në kuadrin e ndalimit të përhapjes...

Shenja e parë e Koronavirusit nuk është kolla e thatë, as temperatura e lartë, por humbja e nuhatjes

Artisti i Jazz-it, Rudy Gobert, i cili është testuar pozitiv për koronavirusin, ka postuar një cicërimë në Twitter këtë fundjavë se nuk mund të nuhasë asgjë. Gobert nuk është vetëm. Një numër në rritje i mjekëve dyshojnë se për shumë pacientë, simptoma e parë - para një kollë apo temperaturës - është humbja ndijimit të shijes, nuhatjes, ose të dyjave. Një...

Alfrida Marku: “E pafalshme ajo që po ndodh në Lezhë!”

Që nga dita e parë kur u shpall nga qeveria shqiptare se Shqipëria do të duhet të marrë masa të jashtëzakonshme për t'u mbrojtur nga kjo e keqe e padukshme, Znj. Alfrida Marku, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ish-nënkryetare e Bashkisë Lezhë e ka intesifikuar gjithnjë e më shumë diskursin e saj në lidhje me mënyrën...

“Do të vijmë tek të gjithë Ju!”/ Bashkia Lezhë e para në operacionin humanitar

Pak minuta mëparë Kryebashkiaku Ndreu ka publikuar në faqen e tij zyrare videot e operacionit humanitar të zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimit Social e Bashkisë Lezhë, ku familjeve me të moshuar e atyre në nevojë u janë dorëzuar pako, bashkë me to u janë përsitur edhe këshillat e mjekëve për ditët e vetëizolimit. Punonjëset e Shërbimit Social të cilat kanë...

Boshatiset Lezha, ora 10 e mëngjesit, i gjeti të gjithë në vetëizolim!

Masat shtrënguese në kuadrin e parandalimit të përhapjes së COVID-19, janë ashpërsuar edhe më tepër pas vendimit të ditës së djeshme nga Këshilli i Ministrave për kufizimin edhe të lëvizjes së këmbësorëve. Oraret e reja në fuqi, të lëvizjes janë përkatësisht: paradite, 6:00 deri në 10:00, dhe pasdite, 16:00 deri në 18:00. Çdo person që shkel këtë orar dhe kapet duke...