“Unë e bëra gabim zgjedhjen time, nuk dua të të ndodhë edhe ty!” – nga Artur Mekshi

Nga Artur Mekshi –  (Emigrant nga Lezha, që ia do të mirën vendit të tij)

Tashmë po që duhet një revoltë popullore. Jemi në vitin 2018, Shqipëria me 3 milion banore, popull i zgjuar, i shkolluar, i emancipuar edhe i vuajtur nga nje sistem komunist, i cili 5 vjeçarin e fundit sa vjen e fuqizohet…

Unë dua të shpreh dy mendime, sepse me takon te flas si i rritur e i shkolluar në vendin tim.

Sot nuk po shkruaj si një student, por si një emigrant, i cili ka lënë familjen, miqtë dhe vendin e punës!

U bëj thirrje të rinjve që nuk është zgjidhje kjo që unë bëra dhe u largova edhe pse me idene se do kthehem të investoj sakrificat e mia në vendin tim.

Zgjidhje është të qëndrosh në vendin tënd dhe të ngresh zërin sa më shumë e me një këmbëngulje të fortë, pasi e drejta është e gjithe e juaja.

Bashkohuni për të analizuar problemin në atë vend duke menduar përsë kjo qeveri nuk na ofron asnjë të mirë, barazi, mundësi për punë apo ndoshta edhe për një minimum jetese (nje e ardhme zero)?!

Mos t’i harroni as premtimet që ka bërë, as vjedhjet, as burgosjet dhe vetvrasjet e njerëzve të shkretë për një shkak të vetëm, urdhërin e kryeministrit.

Ti arsyetojme të gjitha dhe te bashkohemi me nje qellim te forte, te sjellim driten ne vendin qe na perket neve.

Un di të ndëshkoj, po ashtu çdo i ri din dhe ka nje mundësi te ndëshkoje duke ngritur zërin kundër kesaj qeverije të ndyre e te kriminalizuar me fakte te forta, ku nje grup i vogël kriminelesh i mori te ardhurat nje populli të tërë.

Gjithashtu duhet të besojme fort se vendi ynë i bukur do të ngrihet shumë shpejt duke vet-investuar dhe duke e marre shumë seriozisht punën.

Ju drejtohem shqiptareve me plot bindje e siguri se Shqipëria mund te lulezoje nese bashkohemi per te hequr ferrat që e kane mbuluar.

Rama je njeriu që na gjunjëzove neve brezin e ri të kombit tonë, por ky brez do ngrihet të të zhdukë ty dhe vartësit tuaj servila!

FORCA RINI!ZOTI NA BEKOFTE!🙏
Artur MEKSHI