“Socialistët duan Bashkinë e Lezhës”, – nga Indrit Vokshi

Socialistët duan Bashkinë e Lezhës nga Indrit Vokshi

Argumentet që japin janë të tipit “Bashkia s’ka bërë asgjë”.

A ka bashki pa probleme? Jo, s’ka. Po këta harrojnë që, problemi më i madh i bashkive në Shqipëri është Edi Rama. Pse? Ja se pse; Ju kujtohet në fushatën 2015, Rama deklaroi haptas se bashkitë duhet të jenë në një linjë me qeverinë, po votuat ata kandidatë që nuk janë të qeverisë, s’do të keni fonde. Kjo është skandaloze. E kobshme. Eshtë e ulët dhe e ndyrë.

Pse është kështu? Ka një Kartë Europiane të Autonomisë Vendore të cilën Shqipëria e ka ratifikuar. Përveç kësaj, konceptet e qeverisjes demokratike, na thonë se ndarja e pushteteve nuk është vetëm horizontale Parlament-Qeveri-Gjyqësor por është edhe vertikale Pushtet Qëndror-Pushtet Vendor. Në ketë kuptim, bashkitë janë pushtet më vete, janë autonome.

Por ky i ka bllokuar me qëllim të gjitha bashkitë duke mos e respektuar ketë ndarje pushtetesh që Europa psh e respekton.

Rama nuk i do këto koncepte sepse është centralist ekstrem, synon që të gjithë pushtetin ta ketë qeveria e vet dhe bashkitë të eleminohen, të jenë thjesht zyra menaxhimi. Pa kopetenca dhe pa financa.

Kur ishte vetë kryebashkiak i përmendte qeverisë “Berisha” autonominë vendore, kurse tashti me reformën territoriale e eleminoi qeverisjen vendore. Kjo është anti-demokratike, sepse ky e ktheu gjendjen në vitet ’70 kur pushtetin e kishte Byroja Politike e cila komandonte edhe Komitetet Ekzekutive (bashkitë).

Pse e them ketë? E para, ndarja nuk është funksionale jo vetëm në aspektin territorial por, ky iu ka dhënë bashkive hapsira të reja, pa iu dhënë pushtete të reja sepse pushtetet e reja duhet t’i shoqërojë me financa shtese.

Si pasojë e këtij projekti regresiv dhe idiot, primitiv dhe shkatërrues për komunitetet, bashkitë, sidomos ato të djathta, mundohen të mbijetojnë.

Rregullimi i gjendjes për pushtetin vendor nuk ndodh me fitoren e PS, sepse medotat e kësaj partie dihen, imagjino, në 2015 u kthyen tek modeli centralist i viteve ’70, kur në fakt duhet të ecej drejt modelit europian të autonomisë së zgjeruar vendore. Kaq kapacitet kanë, nuk njohin model tjetër. Për më tepër e ndritën këta me 30 drejtori në qarkun Lezhë, tashti do të na ndrisin edhe bashkitë.

Rregullimi i gjendjes ndodh vetëm duke e larguar ketë parti nga çdo institucion, bashkë me metodat e saj dhe modelet e ndryshkura të centralizmit komunist që sot i aplikon me ngjyra dhe me ngjyrosje. Pastaj, duke shkuar drejt autonomisë së zgjeruar vendore.

Po deshën të konkurojnë përsëri, le të adoptojnë modelet demokratike të qeverisjes dhe të konkurojnë. Se nuk ua ka borxh Shqipëria tiu durojë manualet e shokut Enver.