Për përfitime politike pushteti qendror shpall “non grata” Gjergj Kastriotin ne Lezhë…

Nga Klodian Marku

Çfarë kërkon të thotë pushteti me veprimet e mosveprimet në lidhje me zvarritjen dhe moslejimin e vendosjes së monumentit të Gjergj Kastriotit në sheshin kryesor të qytetit të Lezhës? Nuk kërkon shumë mend që ky si veprim është politik, i turpshëm dhe akoma më e turpshme është prapaskena.

Të përdorësh figurën e heroit tonë kombëtar për përfitime politike është një paburrëri ordinere sepse ne, me këtë figurë të historisë krenohemi në të gjithë botën.

Shumë shtete në botën kanë monumentin e heroit tonë por të rilindurit që pretendojnë se historia nis me ata e kanë problem vendosjen e ketij monumenti në Lezhë.

Ka disa të rilindur edhe këtu në qytetin tonë, që pengojnë vendosjen e këtij monumenti dhe të gjithë ne e dimë se kush janë !

Janë ata që mashtrojne, vjedhin, kërcënojnë ( duke dërguar të fala në mënyra të ndryshme e duke lakuar emra të ndryshëm në mbledhje partie ) dhe më e keqja është se, po përdhosin çdo ditë e më shumë një qytet të qetë, të cilin kurrë nuk e mbaj mend me kaq shumë pasiguri.

Në të gjitha këto që thashë më sipër akoma shoh një shpresë që mund të na e ndryshojë këtë rrjedhë, dhe shpresa është tek ata njerëz që zgjedhin ti bëjnë ballë të keqes, e këta njerëz janë shumë !