Ironia e Agostin Markut! Ai përcjell mesazhin “thumbues” në vigjilje të Kongresit të Manastirit

Z. Agostin Marku, ish-deputet i Lezhës, aktualisht nënkryetar i Qarkut, ka gjetur mënyrën më “thumbuese” për ta përcjellë mesazhin e tij në këtë vigjilje të Kongresit të Manastirit.

Kujtojmë lexuesin se falë Kongresit të Manastirit, punimet e të cilit i organizoi e drejtoi At Gjergj Fishta, falë këtij kongresi pra, ne populli shqiptar vendosëm alfabetin me të cilin shkruajmë e lexojmë edhe në ditët e sotme.

Ishte meritë unikale e At Gjergj Fishtës i cili mblodhi e bashkoi mendjet më të mprehta të kombit në këtë Kongres dhe aty ai nuk mbajti anën e askujt por i ftoi të gjithë të vendosnin për alfabetin që të do të binin dakord.

E kështu u vendos që midis shumë alfabetesh, fonemash e shkronjash, të shpërndara në të katër trevat e shqipes u bashkuan për të dalë me alfabetin latin.

At Gjergj Fishta jo vetëm që bashkoi shqiptarët, por edhe shkronjat e kombit në Kongresin e Alfabetit.

Hiperbola që z. Agostin Marku përdor është në këtë rast e qëlluar sepse kemi 110 vjet degradim, jo vetëm që pas një shekulli e kusur shqiptarët janë më të pa-bashkuar se kurrë, por figurat që përfaqësojnë kombin janë kontrasti më i madh…

Sot përfaqësues të kombit nuk e kemi një që të ngjajë me Frashërllinjtë për nga sakrificat për atdhdashurinë, me At Gjergj Fishtë jo e jo, por as Ndre Mjedën e Sotir Pecin etj.

Sot kemi nga ata që disa njerëz nuk ua zënë as emrin me gojë nga frika se mos ‘u prihet ters!’.

Ja statusi i plotë i z. Agustin Marku:

Disa prej tyre ishin edhe deputet në kuvendin e Shqiperise të asaj kohe. Krahasoni nivelin e deputeteve të parlamentit të sotem pas 100 vitesh me ato. Pastaj themi se demokracia në teresi dhe ajo parlamentare ne veçanti është modernizuar. Popull gjyko dhe vlerso…!