“I miri, i keqi dhe i shëmtuari”, – nga Besmir Frroku

Nga Besmir Frroku, Sekretar Organizativ PS Lezhë

Historia ime bazohet në një “ngjarje të vertetë” dhe zë fill që nga historia e shëmbjes ose jo të teatrit kombëtar.

Duke ndjekur me vëmëndje debatin midis artistëve (dhe jo vetëm) pro dhe kundër shëmbjes së teatrit kombëtar nga njëra anë dhe këmbënguljes së qëverisë për të ndërtuar një teatër të ri, si nostalgjik që jam vendosa të shihja edhe një shfaqje në teatër (se ku i dihet ndoshta nuk do të jetë më).

Nuk kishte rëndësi se cfarë shfaqje do të ishte, rëndësi kishte të shkoja deri në fund të muajit. Në momentin që po prisja biletën, te kalendari i shfaqjeve të teatrit, shfaqja e radhës ishte një tragji-komedi dhe në sqarim thoshte që titullin do ta merrni vesh në fund të shfaqjes.

Fillimisht nuk më tërhoqi shumë ideja që shfaqja nuk kishte një titull, por ngaqë isha përball një zgjidhje të detyruar vendosa të shkoja. Ndërsa fakti që ishte një shfaqje tragji-komedi nuk më bëri përshtypje, pasi vetë jeta e Shqiptarëve tragji-komedi ka qënë 30 vitet e fundit, ngushëllova vetën. Atë ditë para se të fillonte shfaqja hyra tek dera me një ndjenjë të çuditshme, isha kurioz të shihja specifikisht çdo objekt, pikture, fotografi, si për të kuptuar nga anonte më shumë “peshorja ime personale” pro apo kundër prishjes sëë teatrit.

Zura vendin e caktuar ne biletë dhe po prisja të hapej perdja dhe të fillonte shfaqja. Fillojii !!! Skena në fillim ishte zi sterr, më pas një prozhektor drejtohet në skenë dhe ndriçon një fytyrë, i cili duke ardhur drejt qendres së skenës thotë: Unë quhem “i miri”, sepse unë i dua gjithmonë të mirën vendit tim, popullit tim. Unë dua një harmoni politike midis partive siç kemi harmoninë fetare. Kur ka destabilitet politik, unë nuk orientohem dhe dal nga vetvejta. Edhe rasti i fundit që ç’dekretova dekretin tim, e bëra sepse dola nga vetvejta, e bëra për të mirë të popullit tim. Aq shumë e dua vendin tim, saqë krijova një parti vetëm për t’i shërbyer popullit tim, madje sakrifikova dhe gruan time (duke e bërë kryetare të partisë) për të mirën e popullit tim. Edhe vazhdoi disa minuta duke treguar “mirësitë” e tij që ka bërë për gjatë 30 vitesh, që nga “ari i krrabës” e deri të “blloku i 21 janarit”. Pasi mbaroi monologun “i miri”, një tjetër prozhektor ndizet dhe një tjetër personazh del në skenë. Në ato momente salla u trondit dhe lëshuan pasthirrma…”Uaauuuu”….!

Unë jam “i shëmtuari”! Ra qetësia në sallë. Jam i shëmtuar fizikisht por më shumë shpirtërisht. Nuk kam lindur kështu, por u shëmtova kur hëngra një mollë të kalbur në komunizëm. Që atë ditë e deri më sot kam menduar dhe vepruar vetëm se si të shëmtoj vëndin tim, e fillova duke prishur çdo objekt të komunizmit, vendosa ti lë njërzit lirshëm të ndërtojnë kudo që kishin dëshirë, në mal e fushë, në lumenjë e në dete, në tokë shtetërore e private, në rrugë e në hekurudhë dhe në fund të gjitha këto i ligjerova. Vendosa ti shpërndaj armët popullit dhe t’i fus në luftë civile. Vendosa ti fal det Grekëve, tokë Serbëve, vendosa t’a varfëroj aq shumë këtë popull derisa të zhdukej edhe Shqiptari i fundit nga ky vend.

Dhe vazhdoj duke treguar “bëmat” e tij…..gjatë gjithë monologut të shëmtuarit, në skenë sillej një përsonazh i tretë, që herë shfaqej e herë zhdukej. Pasi përfundon monologun “i shëmtuari”, personazhi i tretë shfaqet në mes të skenës dhe thotë: Un jam “i keqi”! Unë u rrita nën hijën e dy përsonazhëve më sipër, por kam vendosur tua “fus” të dyve. “Të mirit” kam vendosur ti shkrij dhjamin, ti shkrij partinë. Dogja mandatet e deputeteve, e nxorra nga parlamenti, e nxorra nga pushteti vendor, nga të gjitha pushtetet. E bëra të dukej si klloun para popullit, fillimisht dekretoj zgjedhjet me 30 qeshor, unë nuk pranova, e detyrova të zgjidhte një datë tjetër në 13 tetor dhe prap nuk u regjistrova në këto zgjedhje. Ndërsa “të shëmtuarit” urtë e butë i mora partinë, pastaj gradualisht ja çova për skrap, i hoqa të gjithë sërvilët dhe spiunët e vjetër. Votova reformen ne drejtësi vetëm që të kapen ato të dy “si peshku i madh”, i dogja mandatet e të gjithë deputeteve të partisë time, i nxora nga parlamenti dhe nga bashkitë. Tani dua të kryej aktin final të djeg vehtën time përfundimisht. Fikën prozhektorët.

Ndoqet dramën tragjedi-komike: “Dy fytyrësia e PD dhe paftyrësia e LSI”.