E kuptoni çfarë absurditeti?, – nga Vladimir Kola

ABSURDITETI I RADHËS I LIGJIT TË ARSIMIT TË LARTË N. 80, 2015 DHE NJË PROPOZIM PËR NJË NDRYSHIM – nga Dr. Vladimir Kola

Për personelin administrativ (financa, sekretaret, etj.), ligji n.80, 2015, në nenin 67, pika 3, parashikon që punësimi të bëhet me konkurs publik.

Ndërsa për personelin akademik (neni 64) dhe ndihmësakademik (neni 66), që janë shumë më të rëndësishëm se personeli administrativ, nuk parashikohet fare që punësimi të bëhet me konkurs publik apo transparent.

E kuptoni çfarë absurditeti?

Doni propozime konkrete Besa Shahini për ndryshimin e ligjit të arsimit n. 80, 2015?

Shtoni në ligj një nen mbi transparencën e punësimit në universitete!

Neni mund të shkruhet në këtë mënyrë:

“1.Punësimi në institucionet e arsimit të lartë, i personeli akademik, ndihmësakademik dhe administrativ, me kohë të plotë apo të pjesshme, bëhet me procedura transparente dhe publike, në shpalljen e konkursit dhe në shpalljen e rezultateve përfundimtare të tij.

2. Shpallja e vendeve të vendeve të reja të punës, për personelin akademik, ndihmësakademik dhe administrativ, me kohë të plotë apo të pjesshme, bëhet në Buletinin e Njoftimeve publike (app.gov.al) dhe në sitin e internetit të institucionit të arsimit të lartë përkatës.

3. Koha e aplikimit duhet të jetë të paktën 30 ditë, nga shpallja e konkursit për vendet e reja të punës.

4. Rezultatet përfundimtare të konkursit, duhet të publikohen brenda 30 ditëve nga data e mbylljes së aplikimeve, në sitin e internetit dhe në postacionet e afishimeve në ambientet e institucioneve të arsimit të lartë përkatës.

5. Publikimi i rezultateve përfundimtare të konkursit, duhet të bëhet me emër të plotë dhe mbiemër të plotë të të gjithë konkurrentëve. Rezultatet përfundimtare, të publikuara në sitin e internetit dhe në postacionet e afishimeve në ambientet e institucioneve të arsimit të lartë përkatës, duhet të qëndrojnë publike për të paktën 60 ditë.”