“Dishepuj të devotshëm apo Judë me smartfon? Askush nuk e tha çfarë ndodhi në atë takim me Papën…” -nga Evaristo Coli

Evaristo Coli është nga Lezha dhe pati fatin që bashkë me familjen e tij të takonin Papa Françeskun.

Ai e përshkruan si një emocion mjaft të veçanë dhe një bekim takimin me Papën.

Evaristo tregon se 200 persona të fushave dhe profesionëve të ndryshme si politikanë, biznesmenë apo gazetarë vraponin në korridore për të arritur tek Papa por nuk di nëse vraponin për të qenë dishepuj të mirë apo si “Jude Makabe” sa për sy e faqe.

Audienca e Papa Françeskut me shqiptarët për mua me familje ishte një emocion i veçantë dhe një bekim.

Po ajo që me bëri përshtypje tek hynim korridorëve të Bazilikës së Shën Pjetrit, se shumica e atyre 200 shqiptarëve pjesmarrës, përveç klerikëve të të gjitha besimeve, ishin politikanë të të gjithë partive kryesore, disa nga biznesmenët më të medhenj shqiptarë, artistë me fame boterorë, gazetarët kryesor në vend, etj., me pak fjalë “elita e Shqipërisë”, dhe të gjithë vraponin në ato korridore si shqiptarët e thjeshtë në rrallët e zakonshmë që ato vetë iu kanë krijuar, pa “sharmin” që sheh publiku, për të arritur pak nga “Papa”.

Ajo që “nuk” kuptova nëse po vraponin për të qenë si dishepujt e mirë apo si një “Judë Makabe”, minimumi për fasadë.

Uroj që fjala e Papa Françeskut të paktën të ketë prekur ndopak shpirtin e tyre egoist.

Shënim***: Titulli i shkrimi është redaksional, titulli origjinal: Elita shqiptare vraponte drejt Papës për të qenë dishepuj të mirë apo “Judë Makabe”.