Nxënësit e shkollave të Lezhës bëhen viralë! 💥 Befasuan dhe kënaqën të gjithë ❤️!

Bashkia Lezhë ka publikuar përgjatë ditës së djeshme në faqen e saj performancat e nxënësve nga të gjitha shkollat e Lezhës, në recitim, këngë, ese, pikturë dhe instrument.

Kohështrirja në faqen e Bashkisë ishte plot ngjyrë, melodi, tinguj, dhe larmi performancash.

Meriton përshendetje, dhe mirënjohje të sinqertë kushdo që punon në sektorin e kulturës në Bashkinë e Lezhës, për idenë e bukur, e gjithashtu edhe ndaj atyre që e mbështetën realizimin e saj konkret.

Por ata që me të vërtetë gjithashtu meritojnë, të gjithë pa përjashtim, vlerësimet dhe përshëndetjet më të ngrohta janë vetë ata, protagonistët, ata që jo vetëm s’kishin asnjë ndrojtje, por me guxim dhe lirshmëri të natyrshme performonin para kamerave, ata pra, nxënësit vetë.

Videot e performimeve të nxënësve vijojnë të qarkullojnë, dhe pasi i ndoqëm që të gjitha me shumë vëmendje dhe kënaqësi, u bindëm se Lezhën e pret një brez i ri të spikaturish në art.

Si staff kemi përzgjedhur ato që, në gjykimin tonë, janë performime vërtetë të arrira, dhe duam t’i ndajmë të veçuara me ndjekësit tanë, sepse jo vetëm që do t’ju befasojnë, por edhe do ju japin shumë kënaqësi.

Në pikturë, punimi i Kejsi Pepkolaj


Në ese, punimi i Paola NDRECA

Në instrument, Fabio Markolaj, i cili arriti me mjeshtëri të përcillte ëmbëlsinë e tingujve të Vivaldit

Në këngë, Daniela Gila, dhuroi një performancë të shkëlqyer, jo vetëm duke kënduar, por njëkohësisht duke e shoqëruar me instrument, nxënësja me nishan në faqe ia doli që me zgjedhjen e saj të përcillte emocionin e duhur, dhe mesazhin e përfocuar me të shkruarën “Stay Cool” në bluzë. Gjithçka e përllogaritur saktë!

Në recitim, Valerjana Kola, me pjesë Metamorfoza nga Gomari i Babatasit, të Fishtës, tashmë është bërë virale në rrjetet sociale. Një recitim i përkryer, ku çdo muskul i fytyrës, çdo nuancë e mllefit të shprehur nëpërmjet syve, bashkohen për të përcjellur me gjithë fuqinë dhe rreptësinë e tyre fjalët e Fishtës. Thjesht e përkryer!