150 Vjetori i At Gjergj Fishtës, Bashkia Lezhë shpall konkursin letrar për çmimin “At Gjergj Fishta”

KONKURSI LETRAR PËR ÇMIMIN KOMBËTAR LETRAR ‘’At GJERGJ FISHTA,, ME RASTIN E 150 VJETORIT TË DITËLINDJES SË AT GJERGJ FISHTËS

Me rastin e kremtimit të 150 Vjetorit të Ditëlindjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishta, Bashkia e Lezhës, ne bashkepunim me Ministrinë e Kulturës dhe Qëndren Kombëtare të Librit dhe Leximit, nen kujdesin e vecante te kryetarit te Bashkise Lezhe z.Pjerin Ndreu si dhe me pjesëmarrjen e Poetit Lauerat, z.Rudolf Marku, shpall konkursin Kombëtar të Letersisë për:

  • 1. Romanin me të mirë të dy viteve të fundit (botuar gjatë viteve 2020-2021);
  • 2. Librin më të mirë Poetik botuar gjatë dy viteve të fundit ( 2020-2021);
  • 3. Vepren më të mirë studimore për letersinë a për një vepër të vetme apo dhe eseistike letrare botuar gjatë dy viteve të fundit 2020-2021. Me prioritet per veprat studimore kushtuar vepres a figures se Fishtes.

Veprat e paraqitura për Konkurim duhet të jenë të botuara, e jo në dorëshkrim. Veprat e paraqitura për Konkurim do të jenë të botuar jo më parë se me 01 Janar të vitit 2020.

Veprat e paraqitura nuk duhet të kenë marrë pjesë në konkurime të tjera të mëparshme brenda hapësirës shqip- folëse.

Mund të marrin pjesë të gjithë autorët të cilët e kanë shkruar origjinalisht vepren e tyre në gjuhën Shqipe. Është irrelevant fakti nëse autorët jetojnë në Shqipëri a Kosovë a në SHBA a gjetkë, sa kohe që vepra është shkruar- e jo përkthyer- në shqip.
JURIA:

  • Kryetar: Rudolf Marku, poet laureate.
  • Anetar: Natasha Lako, poete, novelishte, skenariste dhe publicist.
  • Anetar: Prof.Dr.Bajram Kosumi, rector I universitetit “Haxhi Zeka” Gjilan.

Ndarja e cmimeve do te behet ne dt.23.10.2021 gjate aktivitetit te organizuar nga Bashkia Lezhe me rastin e 150 vjetorit te ditelindjes se poetit tone kombetar At Gjergj Fishta.

ÇMIMET: Çmimet do kene vlere honoristike dhe financiare per secilin zhaner.

AFATI i Dorëzimit : 10 Tetor 2021

VENDI I DORËZIMIT- Në Bilioteken e Qytetit LEZHË. Në vemendje të Drejtorit të kësaj Biblioteke, z. Albert Çuko.

KONTAK : Tel: +355 692069127 Mail: bibliotekalezhe@yahoo.com