Zyra e Turizimit në Bashkinë Lezhë rikthen festat tradicionale lokale

Zyra e Turizmit dhe ajo e Kulturës në Bashkinë e Lezhës po synojnë të rikthejnë atmosferën e festave tradicionale lokale duke i veshur ato me traditën, artizanatin, kulinarinë, artin dhe lojrat popullore.

Aktiviteti i realizuar në sheshin Dom Antonio Sciarra të fshatit Gjader pati bashkpunimin e ngushtë të Qendres së Grave “Hapat e Lehte”, COSPE dhe angazhimin e nxënësve të shkollës “Gjovalin Gjadri”.

Me pjesmarrjen e artistëve Pal Dedgjonaj (Mjeshtër i Madh), Lazer Lorenci ( zanamare), Gjovalin Ndreca ( Mjeshter i Bilbilit), Llesh Prenga (Rapsod), Gjin Prenga (solist) dhe artistët e SHMB “Gjovalin Gjadri”.

Kjo mënyrë të festuari do të bëhet traditë ka thënë në fjalën e tij përshendetëse kreu i bashkisë Fran Frrokaj ndërsa ka uruar të gjithë banorët e Gjadrit për këtë festë të shenjtë.

Kjo festë ishte diçka shumë e bukur edhe për mysafirët.

Aktivitetit i janë bashkuar krahas banorëve edhe emigrantë të ardhur enkas për të festuar me familjet e tyre. Ata e kanë vlersuar këtë iniciativë të Bashkisë Lezhë si një domosdoshmëri për ti dhënë fshatit edhe më shumë gjalleri.

Zyra e Turizmit në Bashkinë e Lezhës ka identifikuar festat tradicionale të Lezhës, ka hulumtuar rreth tyre dhe po synon ti rikthejë ato në madheshtinë që kanë patur dikur.

Nepërmjet këtyre festave që janë të shpërndara kryesisht në zonat rurale përgjatë 12 muajve të vitit synohet të nxitet edhe zhvillimi i metejshëm i turizmit nëpermjet pjesmarrjeve të vizitorëve në këto festa.