Zot na shpëto nga këta gurë! Masivët gurorë bllokojnë rrugën e Torovicës…

Zot na shpëto nga këta gurë.

Banorëve të Torovices u ka mbetur vetëm që ti Luten Zotit që t’i shpëtoje pasi për shtetin ata nuk janë asgjë.

Gurë të përmasave shumë të medha vijojnë të bien në rrugën e cila të dërgon në Torovicë, fatmirësisht nuk kanë shkaktuar akoma ndonjë tragjedi.

Por deri kur duke shpresuar?

Emergjencat civile në Lezhë dhe Bashkia e Lezhës mjaftohen duke thenë gjithmonë se shumë shumë shpejt do të ndërhyhet por akoma nuk duket asgjë në terren ku rreziku vijon të jetë tepër i lartë.

Shirat e nisur që prej ditës së henë kanë risjellë dukshëm frikën e shkëmbinjve që bien nga mali, dhe ngjarjet e ditëve të fundit janë tregues i gjendjes me të cilen vazhdojnë të përballen banorët.

Gurët e përmasave të medha ranë në rrugë e vijojnë të qëndrojnë aty dhe askush nuk mundi që ti levizë duke u shndërruar kështu në një rrezik mjaft të madh për aksidente për ata të cilet u duhet të levizin në ketë rrugë.