Zjarrfikësit trajnim me nxënësit e shkollës “Kolin Gjoka”, si të veprojmë në rast zjarri…

Zjarrfikësit trajnim me nxënësit e shkolles “Kolin Gjoka” si të veprojmë në rast zjarri

Shërbimi Zjarrfikës ka për qëllim kryesore të punës së vet, sigurinë përsonale, duke shpëtuar jetën e njerëzve, dhe mbrojtjen e mjedisit kryesisht nga zjarret.

Prandaj mësimi i masave për të parandaluar zjarret apo minimizuar dëmet që shkaktojnë ato, janë shumë të rëndësishme.

Për të aftësuar komunitetin si të sillet në rast të një situate emergjente, Drejtoria e Shërbimit zjarrefikes pranë Bashkisë Lezhë ka organizuar trajnim me temë “Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”.

Trajnimi është zhvilluar me nxënësit dhe mësuesit e shkollës së mesme “Kolin Gjoka” për mënyren se si duhet të reagojne nëse evidentojnë një situatë të pazakontë zjarri apo asfiksie.