Vinçens Tuku, këshilltari që po bëhet faktor lokal në Lezhë

Një rast unik në historinë elektorale të Lezhës, që një person i vetëm të arrijë nivele mbështetjeje popullore të krahasueshme me një forcë politike.

Partia Uniteti Kombëtar nuk kishte ndonjë famë të madhe në Lezhë, ndërsa Partia Socialiste PO!

Partia Uniteti Kombëtar nuk ka në funksion të saj njerëz të specializuar për organizime eventesh, as regji, as koreografi, as media e as kanale televizive që të shtrihet lehtësisht tek çdo votues, nuk i ka pra asnjërën nga këto, ndërsa PS i ka të gjitha këto, dhe prapëseprapë gjithë kjo mbështetje.

Këshilltari i parë i kësaj force në Lezhë, Z. Vinçens Tuku, ish-drejtues i OSHEE Lezhë ka arritur të marrë 2914 me listën e tij, çka e bën atë një faktor të rëndësishëm të politikës lokale.

Surpriza e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit padiskutim. Kjo forcë politike jo shumë e trumpetuar në zgjedhjet e mëparshme është mbështetur nga 26.36 % e elektoratit, duke arritur të marrë 2914 vota. (9% më pak se PS)

PUK ka arritur të marrë 8 ose 9 këshilltar, duke u renditur si forca e dytë politike pas Partisë Socialiste e cila ka marrë 35% të votave.Rezultati suprizues i PUK lidhet me listen kandidateve për Këshillin Bashkiak e cila kryesohej nga ish Drejtori i OSHEE në Lezhë Vinçens Tuku.

Mbështetja më e madhe për Tukun ka qenë në zonen e Zadrimes i cili ka marrë një numer të konsiderueshem votash, duke demostruar në këtë mënyre se është një faktor mjaft i rëndësishem në politiken lokale të Lezhës.

Ndërkohë Partia e tretë më e votuar për Këshillin Bashkiak të Lezhës është Partia Social Demokrate e cila ka arritur të mbështetet nga 14% prej votuese të 30 Qershorit, të cilat të përkthyera në vende Këshilli janë 6 ose 7 vende të tilla.

Në përfundim, kjo do të thotë se shumica e Këshillit të Bashkisë Lezhë, prej 21 këshilltarësh, mund të arrihet me vetëm një martesë, ose PS + PSD ose PS + PUK, në çdo rast askush nuk e ndalon një shumicë të konsoliduar PS + PSD + PUK, me dy martesa.