Video/ Pas Kurbinit edhe Lezha i bashkohet protestës!

Pak minuta pasi banorët e Kurbinit vendosën të bllokonin rrugën e kombit, duke bërë thirrje për largimin e kryeministrit Rama, uljen e çmimit të naftës dhe rritjen e pagave, nuk ka vonuar shumë dhe mbështetja ka ardhur menjëherë nga dhjetra qyetetarë që janë mbledhur tek rrethrrotullimi në hyrje të qyetetit të Lezhës.

Në pankartat e tyre lexohen mesazhet në mbështetje të studentëve, për uljen e çmimit të naftës si dhe kërkësës për të garantuar të ardhura të mjaftueshme sa për të fituar bukën e gojës.

Këta njerëz, pavarësisht nëse janë të cytur apo të telekomanduar, sidoqoftë pra, dhe në çdo rast, kërkesat e tyre janë të qënësishme, dhe kauza e tyre qëndron.

Veriu i Shqipërisë është shpallur jo më larg se dje nga Eurostat si rajoni më i varfër i Evropës.

Çmimi i naftës në Shqipëri është ndër më të lartit në botë, dhe se tarifat universitare janë laku në fytin e çdo studenti.