VIDEO/ Kontrollet në lokale, shihni si u kapën të dyshuarit në Lezhë…

LEZHË – Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 persona gjatë disa kontrolleve nëpër lokale e makina.

Si rezultat i operacionit të koduar “Telekomanda” i zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë, u bë e mundur kapja e 4 shtetasve.

Videon mund ta shihni duke klikuar këtu.

Emrat e të arrestuarve janë:

– Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana.  Në aksin rrugor Milot–Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

– Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin.

– Leonard alias Gentjan Tafa, 35 vjeç, banues në Malbardhë. Në Laç, gjatë kontrollit, atij iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një TT, me një krehër me 8 fishekë.

– Eris Gjoni, 20 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit tek një lokal në Lezhë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop hekuri policor.