Video/ Kësaj rruge në Lezhë ka 20 e kusur vite që ia mbushin gropat me premtime boshe!

Rruga “Fran Ivanaj” prej shume vitesh ndodhet në gjëndje tejet të amortizuar.
Edhe pse shumë herë është ngritur si shqetësim asnjë investim nuk është kryer për sistemin e saj.

Vëmendja e autoriteteve vendore e qendrore duket se ka munguar totalisht, edhe pse kjo rrugë ndodhet vetëm 200 metra larg qëndrës së qytetit.

Banorët shprehen se kjo është situatë shqetësuese, sidomos gjatë stinës së dimrit, pasi reshjet e bëjnë totalisht të pakalueshme, ndërkohë që gjatë stinës së verës, pluhuri është i pranishëm çdo ditë.

Madje, edhe mbushja e disa gropave të kësaj rruge është bërë nga vetë banorët e zonës, të cilët janë ankuar disa herë pranë bashkisë, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.

Veç faktit të infrastrukturës, banorët deklarojnë edhe një tjetër problem, që ia shton përkeqësimin situatës. Sipas tyre, ky aks është kthyer në një parkim të paligjshëm për autobusë dhe taksi, duke ua vështirësuar edhe më shumë lëvizjen.

Rruga Fran Ivanaj në Lezhë