Video ekskluzive/ Kush është bukuroshja lezhjane që konkuron për Miss Bota 2018?

Nikita Preka, është vajza nga Lezha e cila është perzgjedhur që të përfaqesojë Shqiperinë në “Miss World Albanian”, një nga garat me prestigjioze të bukurisë ne botë.

Ajo është klasifikuar me më të bukurat e botes, ku do te bëhen bashkë ne 8 dhjetor ne Sanya te Kinës, aty ku do të mbahet edhe nata finale e konkursit te bukurise nderkombëtare “Miss World 2018”.

Ne nje interviste nga Kina bukuroshja lezhjane shprehet emocionuar dhe teper e privilegjuar per pjesemarrjen e saj ne kete kompeticion te bukurise ne Bote.

Nikita Preka ka mbaruar studimet universitare per Finance ne Angli, ne Universitetin “Sunderland University” dhe studimet pasuniversitare ne Universitetin “Anglia Ruskin University”.

Ne kete konkurs bukurie do te marrin pjese vajza nga e gjithe bota, nder te cilat do te jete edhe nje përfaqesuese e bukurise shqiptare, e perfaqësuar nga lezhjanja Nikita Preka.

Nikita ka marr pjesë ne “Miss Supernational United Kingdom”, ku ka fituar nje nga çmimet kryesore dhe eventi eshte mbajtur ne Londer.