Vendi sekret në Lezhë, ku njerëzve po u ndryshon jeta për mirë!

Mënyra se si e shoh unë është se, i vetmi ndryshim ndërmjet një grope dhe një varri qëndron tek thellësia e gërmimit.

Dhe unë e kisha zvarritur veten në një gropë bajagi të thellë – me kequshqyerje, duke pirë gjithë ato birra, e duke u shtrirë në divan përballë TV-së duke ndjekur sportin, në vend që të merresha vetë me të.

Kisha marrë tamam atë formën e patates, duke nxjerrë llojlloj justifikimesh dhe arsyesh përse nuk mund të ushtrohesha: dëmtim shpatulle, orët e gjata në punë, “do ia nis javës që vjen,” derisa një ditë të bukur u zgjova në mëngjes, pashë veten në pasqyrë, dhe kuptova se isha i plakur e i dhjamosur.

Nuk kisha bërë kurrfarë planifikimi që ta gjeja veten të mbështjellë brenda atij topi të madh dhjamor. Nuk është diçka që më ndodhi brenda natës. Nuk është se unë u zgjova një ditë të bukur dhe papritur pesha ime ishte 98kg. Jo dhe jo.

Ajo që papritmas – dhe shyqyr – që m’u hapën sytë, që të kuptoja se trupi im ishte transformuar në diçka që nuk më jepte ndjesinë sikur isha unë. Atë çfarë unë kisha lejuar t’i ndodhte trupit tim ishte diçka që unë nuk do ta lejoja t’i ndodhte punës time apo përgjegjësive të mia. Neglizhimin, dhe dembelizmin – nuk i gjeja aspak në asnjë prej aspekteve të tjera në jetën time. Unë nuk isha ky, thellë në zemër.

Por trupi im ishte bërë i tillë – i neglizhuar, lluc i butë, dhjamë.

Nuk e mbaj mend me çfarë po merresha në ato momente, por goditja fatale më erdhi nga një miku im që kishte studiuar mjekësi, kur më tha:

Trupi yt është tempulli yt!

Nëse tempulli yt është i lënë pasdore, i pa sistemuar, rrënojë, atëherë pakkush do të donte të ishte aty?

E njëjta gjë vlen edhe për trupin, nëse nuk është i fortë, nëse nuk qëndron drejt por rri kërrusur a thua se po mban gjithë hallet e kësaj dynjaje në shpinë, nëse je djalë i ri dhe ke atë barkun e birrës të fryrë përpara apo të varur pala-pala… sigurisht që nuk duket bukur, dhe po, diçka që nuk duket bukur njerëzit kanë prirjen ta evitojnë, t’i shmangen.

Ju betohem, mund ta kem lexuar mesazhin e tij, 14 apo 15 herë atë natë, dhe sa herë e ri-lexoja ma hiqte trurin përherë e më shumë. Thoja me vete, “Po kush është ai të më tregojë mua trupin, tempullin, lënien pasdore e tërrci vërrci…”.

Por gjithçka ishte e qartë, mllefin dhe nervin e kisha me veten, që kisha shkuar deri në pikën sa të bëhesha për t’u matur me metër-kub. Ishte e kuptueshme se nuk mund të jetoja kështu siç isha bërë. Ti nuk mund të jetosh si 98 kilësh. Ti po vdes!

Atypëraty, vendosa me ndërgjegje të plotë ta ndryshoja këtë pjesë të jetës sime. Më kishte ardhur në majë të hundës.

Në fillim ndryshimet ishin të vogla, por të tjerët i dallonin e ma thonin, kjo më mbajti të fokusuar. Kaq i përqëndruar isha në këtë proces saqë një ditë, një kolege pune më tha “po të bien pantallonat, le kokrrën e namit!”

Nuk kishte ndjesi më inspiruese sesa të shihja dhjamin që ikte dhe muskujt që rriteshin. E shikon veten në pasqyrë dhe të duket sikur po takon një shok të vjetër që e vlerësoje aq shumë e që ishte bërë kohë e gjatë pa u parë.

Tashmë jam konfident dhe në super formë, por s’kam për ta harruar kurrë në çfarë pike e kisha lëshuar veten. Veset e këqija janë aty gjithnjë, të fshehura, pas skutës, duke pritur të gjejnë një hapësirë sado të vogël të na stërlidhen.

Nuk besoj të ketë njeri që nuk e ka dëgjuar shprehjen një “mendje e shëndoshë me trup të shëndoshë”. Ky, miqtë e mi, është një fakt. Kur më qëllon të shoh burra e gra që janë komplet jashtë forme, unë shoh jetë të pa jetuara plotësisht. Shoh potencial të humbur, të shkuar dëm. Shoh njerëz që presin dikë që t’ju tregojë se ata mund të duken e të ndjehen më mirë. Këto shoh unë.

Nuk ka shpëtim, nuk mund ta shmangësh këtë realitet: Trupi yt është epiqendra e universit tënd. Nuk mund të shkosh askund pa të. Është me të vërtetë tempulli i mendjes dhe shpirtit tënd. Nëse po squllet, zbutet, dhe plaket me shpejtësi, edhe aspektet e tjera të jetës tënde do ta ndjekin ritmin e tij.

Nuk besoj të ketë njeri në këtë botë që i cakton synim vetes të nisë një rrugëtim që të bëhet i pashëndetshëm e mbipeshë, ashtu siç askush nuk planifikon të bëhet i varfër e të mbetet vetëm. Ajo çfarë ndodh në të vërtetë, është se, diku përgjatë rrugës, ngadalë dhe gradualisht, pa e kuptuar as vetë, ne dorëzohemi. Ne i dorëzojnë vlerat dhe ëndrrat tona të gjitha njëherësh. Kur njerëzit e lëshojnë trupin, sinqerisht, dhe shumë thjeshtë, është fillimi i fundit.

Por, e dashur lexuese, nga e thëna në të bërë, qëndron në mes një palestër e tërë!

I vetmi vend në Lezhë nga ku mund të nisni këtë rrugëtim për të takuar atë shoqen e bukur dhe në formë që keni kohë pa e parë kur dilni para pasqyrës, duhet të fiksoni mirë 3 emra dhe sigurohuni që të mos i harroni…

Ata janë:

  1. Ura e Cenit
  2. Bar Amici
  3. Palestra e Ilirit ose Iliri i Palestrës
Vendndodhja e palestres

Ilir Markvukaj, të cilin e kemi parë edhe nëpër emisione televizive, është një ekspert i vërtetë në fushën e fitnessit, ai ka mbi 20 vite përvojë në këtë fushë, dhe është ndoshta personi që ka ideuar palestrën më të mirë që ekziston sot në gjithë Shqipërinë, një investim afro 300 mijë euro për ristrukturim, me aparatura të porositura në SH.B.A me hapësira të bollshme, me programe të ndryshme, me kontroll elektronik të hyrjeve, të dhomave të ndërrimit, me sauna, me banjot turke dhe plot sekrete të tjera që nuk na lejohet t’ua themi të gjitha.

Nëse je nga Lezha, është mëkat i madh të mos shkosh aty. E thjeshtë fare, nga Ura e Cenit, shkoni tek Bar Amici dhe buzë tij është palestra e Ilirit.

Falë këtij vendi, përtej ndryshimit të formës fizike që njerëzit kanë arritur, ata të gjithë tregojnë histori sesi psikologjia dhe gjendja e tyre emocionale është transformuar katërcipërisht.

Ata thonë se ndjehen konfident, ndiejnë respekt për veten, dhe ndjehen të fuqizuar.

Ata zbuluan se marrja nën kontroll e formës trupore rrëzoi shumë barriera përreth tyre. Disa thonë se i tërheqin dhe i bëjnë njërëzit për vete me më thjeshtësi. Gjetën punë më të mira. Filluan të fitojnë më shumë.

Marrëdhënia e tyre me kolegët, familjen dhe shokët u përmirësua ndjeshëm. Martesa e tyre u bë më e mirë. Jeta e tyre seksuale më e kënaqshme. Veset e vjetra papritur u bënë më të thjeshta për t’i hequr.

Ambjente të palestrës së rikonstruktuar
Ambjente të palestrës së rikonstruktuar
Ambjente të palestrës së rikonstruktuar
Ambjente të palestrës së rikonstruktuar
Ambjente të palestrës së rikonstruktuar
Gjatë një stërvitjeje