Tetori muaji i ndërgjegjësimit, mbi 500 të rinj pjesëmarrës…

Tetori muaji i ndërgjegjësimit kundër trafikimit të qenjeve njerëzore.

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit në luftën kundër trafikimit të personave, dhe për këtë arsye Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Lezhë në bashkëpunim me Prefekturen, Tryezën Teknike dhe aktorët social kanë realizuar dhe sensibilizuar mbi 500 të rinj, stafet e shkollave dhe prindër frekuentues të Qendrave.

Janë organizuar aktivitete ndergjegjesuese dhe informuese për të rinjë dhe të rejat në shumë shkolla dhe institucione në qarkun e Lezhës.

Në Kurbin është organizuar përmbyllja e aktiviteteve nën sloganin Të gjithë së bashku parandalojme trafikimin e personave.

Aktiviteti ishte i ndërthurur me monologje, drama dhe piktura të përgatitur nga vetë nxënësit e shkollave.