Socialistët e Lezhës në mbështetje të Arben Ndokës me frazën e Fridrih Niçes

“Gjithçka që s’të vret të bën më të fortë”.

Këtë thënje të Fridrih Niçes socialistët e Lezhës kanë zgjedhur ta përdorin si një mesazh mbështetjeje ndaj ish-deputetit të PS që u arrestua një javë më parë.

Mesazhi që përcjell shprehja është i qartë: “Pritet një lirim i shpejtë i Arben Ndokës, e njëkohësisht një rikthim i tij në pozita ende më të forta nga ç’kishte!”

Ata të cilet kanë bashkëpunuar prej vitesh me Arben Ndoken kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale ku i drejtohen mikut apo kolegut të tyre se janë me të.

Më këtë slogan që po qarkullon në gjithë rrjetet sociale, strukturat e PS në Lezhë po shprehin mbështetjen ndaj Ndokës.