Sipërmarrësit më të mëdhenj të Lezhës në darkë me deputetin Ndreu!

Sipërmarrësit më të mëdhenj të Lezhës janë takuar me deputetin Pjerin Ndreu për të folur mbi politikat e zhvillimit, krijimin e urave të komunikimit dhe shkëmbimin e mendimeve, por shprehia e fytyrës së tre prej këtyre sipërmarrësve mori gjithë vëmendjen – kjo sepse ata dukeshin tejet të përfshirë dhe të interesuar në bisedë.

Deputeti Ndreu ftoi në këtë darkë miqësore themeluesin e JUNIK sh.p.k Z. Ded Malutaj, themeluesin dhe titullarin e të tejfamshmit “Mrizi i Zanave” Z. Altin Prenga, shefin e kuzhinës, mendjen mjeshtërore dhe inovative sipërmarrësin Z. Alfred Marku i “Rapsodisë”, dhe sipërmarrës të tjerë të Lezhës ekoja e suksesit të të cilëve jehon në të gjithë Shqipërinë e më gjërë.

Sqarojmë për lexuesin këtu se nëse vërtetë do të mund të bashkërendoheshin në mënyrë simbiotike në funksion të zhvillimit të Lezhës potencialet e emrave të përmendur mësipër, emra të cilët të bashkuar kanë fuqinë të ndikojnë drejtimin e ligjeve të qeverisë e jo më zhvillimin e një qyteti.

Këta njerëz janë njëkohësisht fati më i madh, e ndoshta edhe shpresa e fundit e Lezhës.

Bashkëpunimi midis tyre në favor të ardhmërisë së Lezhës, më tepër sesa një luks që e solli koha, është një domosdoshmëri.

Sjellim në vëmendje këtu se pjesa më e madhe e lëvizjes së parasë në Lezhë e merr inputin nga remitancat që vijnë nga jashtë vendit. Jeta financiare e qytetit është në pezm, dhe për ta vërtetuar këtë mjafton të takoni 5 apo 6 kamarierë në lokale të ndryshme, të cilët kur i pyet “pati ndopak lëvizje sot?” të përgjigjet “vallaj vetëm lekë guri kam thy tan ditën!”. (…dhe supozohet se jemi në fundvit, duhet të ketë gjallëri!!!)

Mbi 80% e qytetarëve e shohin të zymtë jetesën këtu dhe të ardhmen e tyre në Lezhë, një zymti epidemike që po nxin e ngjyros me të zezë ngado sheh shpresa të mbetura ende gjallë, ndaj një bashkim i këtyre njerëzve të suksesshëm do t’i jepte me siguri një impuls pozitiv në drejtim të zhvillimit dhe përmirësimit të jetesës, dhe neve nuk na mbetet tjetër veçse të urojmë me gjithë zemër që ta kenë seriozisht sepse dora e tyre vërtet mundet që t’i japë qiellit të Lezhës një tjetër ngjyrë, në mos të bardhë, të paktën të hirtë.