Shoqërohet në Polici ish-deputeti i Lezhës Arben Ndoka

Ish deputeti i partisë Socialiste Arben Ndoka dhe vellai i tij Xhevahir Ndoka janë arrestuar në qytetin e Lezhës rreth orës 17:45.

Arrestimi i tyre është bërë nga forcat e FNSH Tiranë por akoma nuk dihen arsyet e arrestimit.

Pak orë më parë në pranga përfundoi ish-deputeti dhe ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko.

Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

News24 dhe BalkanWeb bëjnë të ditur se Arben Cuko dyshohet të ketë marrë një shumë parash dhe një makinë, në këmbim të transferimit të një të dënuari.

Por transferimi ka dështuar dhe korrupsioni i ish-drejtorit ka dalë në dritë.