Shënkoll/ Administratori Albert Rrusti i shkon fjalës deri në fund, jep zgjidhjen që premtoi…

Albert Rrusti

SHËNKOLL – Duke marrë shkas nga vështiresitë e shumta në furnizimin me ujë të objekteve/institucioneve arsimore dhe shëndetësore të Njësise Administrative Shënkoll, kjo e fundit në një bashkëpunim të arritur me QATAR CHARITY, TIRANE ka nisur hapjen e burimeve të ujit të pijshëm pranë shkollave, qendrave shëndetësore etj.

Hapja e burimeve të ujit do të bëhet brenda një afati të shkurtër dhe në standarte bashkëkohore.

I pyetur rreth cilësisë dhe standarteve të ujit që do të nxirret nga këto burime, Administratori i Njësisë Shënkoll z. Albert Rrusti u shpreh se, “cilësia e ujit do të jetë e analizuar dhe e certifikuar nga laboratorët përkatës.”

Në lidhje me një kërkesë për informacion të depozituar më parë pranë kësaj Njësisë, ishte vetë administratori z. Rrusti i cili para pak kohësh na premtoi se do të merrnim info shumë shpejt për problemin në fjalë.

Kujtojmë se mungesa e burimeve të ujit të pijshëm ishte mjaft kritike në këto institucione, dhe me zgjidhjen e këtij problemi krijohen lehtësira për mijëra banorë në këtë Njësi Administrative, qoftë për fëmijët të cilët ndoshta do të duhej të kapërcenin rrugën për të blerë ujin, qoftë për qendrat shëndetësore të cilat tashmë mund ta ketë në dispozion të përhershëm këtë element bazë jetik, pa qënë e nevojshme të drejtohen për zgjidhje alternative.

Mëposhtë lista e plotë e objekteve ku po kryhen punime për hapjen e burimeve:

1- Njësia Administrative Shënkoll /objekti

2- Qendra Shendetesore Gajush

3- Shkolla e mesme “Llesh Nik Daka” Shenkoll

4- Shkolla 9-vjecare “Marash Gjoni”, Rrile

5- Shkolla 9-vjecare Gryke Lumi

6- Kopshti Shenkoll

7- Qendra Shendetesore Rrile

8- Qendra Shendetesore Tale 2

9- Qendra Shendetesore Gryke Lumi

Gjatë punimeve për hapjen e burimit te Shkolla 9-vjeçare “Marash Gjoni”, Rrilë
Gjatë punimeve për hapjen e burimit te Shkolla 9-vjeçare “Marash Gjoni”, Rrilë