Rikonstruksioni përfundoi!/ Inagurimi kur do bëhet?

Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar në Lezhë do të ishte ndalesa me e rendesishme e festimeve përmbyllese për vitin e Skendërbeut. Keshtu pati deklaruar ish Ministria e Kultures Mirela Kumbaro në nisjen e punimeve për rikonstruksionin e ketij objekti të rendësishëm.

Rikonstruksioni përfundoi ashtu sic ishte paralajmëruar, në nëntor të vitit që shkoi, por objekti nuk u hap dhe nuk u përfshi në asnjë kremtim. Edhe këtë fillim janari ende nuk ka një datë për hapjen e tij.

Inaugurimi ishte premtuar me 28 nëntor, por Paulin Zefi, përgjëgjës i Memorialit të Skendërbeut në Bashkinë e Lezhës thotë se ende nuk një datë per hapjen e vendvarrimit.

Ai thotë se 17 janari, 551 vjetori i vdekjes është një datë e vecante edhe për ta hapur sërish, por nese ndodh që shtyhet sipas paralajmerimeve me 2 mars ateherë kjo nuk ka kuptim.

Gjate kësaj periudhe nuk ka munguar interesi i vizitoreve, por në mungese të një date zyrtare për hapjen e Memorialit të Skëndërbeut, atëherë edhe ç’orientimi i agjensive turistike është akoma me i madh duke e përjashtuar Lezhën nga itenerarët e tyre.