Frrokaj i ngel në klasë punimet për rikonsktruksionin e rrugës së Shëngjinit, nivel i ulët!

Rikonstruksioni i rrugës së Shëngjinit nuk ploteson asnjë standart.

Ata të cilet do të zgjedhin për të pushuar Shëngjinin veren e ardhshme sërish do të përballen me trafikun.

Punimet në rrugën e Shëngjinit duket se janë bërë sa për sy e faqe pasi duket fare qartë cilesia e dobet e punimeve të kryera në ketë aks rrugor që partitë politike u turren për të marrë meritat.

Punimet për rikonstruksionin e segmentit rrugor drejt Shëngjinit kanë përfunduar vetëm me një tapet asfalti.

Rruga nuk është zgjeruar dhe rrethrrotullimi nuk është ndërtuar ashtu siç ishte premtuar. Qytetaret e Shëngjinit e konsiderojnë këtë ndërhyrje si një “makeup” shumë të lirë dhe pa standarte.

Kryebashkiaku Frrokaj, shprehet se “kjo ndërhyrje e realizuar nga qeveria shqiptare nuk është ajo çfarë kishte kërkuar bashkia. Shëngjini është një ndër destinacionet turistike më të pëlqyera në vend, ndërkohë që mungesa e një rruge me standarde po e penalizon turizmin.”