Reagon ‘fantazma’ që u shfaq në Asamblenë e PS-së, sqaron pse ndodhej aty…

Asaj që po ndodh në Lezhë këto ditë, tashmë nuk i mungon asnjë element për të mbrumur një libër, ‘tharmin’ e një romani po të doni…

Kanë filluar ta quajnë Babalja e Lezhës, por në respekt të një hetimi në proces që po kryen Prokuroria e Tiranës, në lidhje me çështjen e vërtetë të emërtuar ‘Babalja’, na duket e pavend që ta relativizojmë apo të përdorim me shpoti termat e dosjes së një hetimi nga organet ligjzbatuese të vendit.

Në vend së kësaj, më mirë sesa “Babale”, për shkak të përmasave çoroditëse që po merr ndodhia dhe alegoria që mbart i shkon më tepër emërtimi “Fantazma e Asamblesë”.

Kjo Fantazëm pra, thotë se u akuzua se po përgjonte fshehurazi në Asamblenë e thirrur nga Partia Socialiste e Lezhës.

Dhe fakti është se vetë deputeti Ndreu foli në lidhje me këtë çështje, dhe shprehu shqetësimin serioz të tij, për precendentin e ndodhur.

Duke qënë se jetojmë në një realitet virtual, kjo ndihmon që skenari sa vjen e bëhet edhe më tepër Shekspirian.

Personi i akuzuar si “inçizuesi”, fantazma pra, para pak minutash ka reaguar në rrjetin social Facebook, me emër e mbiemër, duke sqaruar për miqtë e tij, por që mesazhin kuptohet se e ka edhe për ‘Makbethët’:

Të dashur miq!

E gjej me vend të reagoj sot, pas një lumi shpifjesh të sajuara ndaj meje, me dashje nga disa zëdhënës të PS Lezhë pas dështimit të asamblesë.

PS e Lezhës ka një deputet që ka vendosur të përfaqësojë lezhjanët nga facebooku, duke luajtur kukafshehtasi lojëra policash……për të marrë vemendjen e Taulant Ballës, atij që së fundmi doli me zë e figurë me trafikantë droge.

Kërkuan të zhvillojnë asamblenë (mbledhjen më të rëndësishme të partisë) në sallën e Qendrës Kulturore të Fëmijëvë e jo në pallat të Kulturës, si për të dashur të duken se janë shumë, me zor. E për të fshehur këtë dështim, në sy të Ballës së drogës, sajuan se partia e tyre ishte në rrezik…..polici tha që ende nuk i ka humbur instiktet e policit…..salla u cua në këmbë ‘o burra armiku, na dolën sekretet’. Thanë se u isha dukur edhe si Babale, si për të treguar fobinë e Ballës e gjithë trafikantëve të drogës aty në sallë.

Të dashur miq!

Prej vitit 2016 kam fatin të jem përgjegjës i salles se Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Lezhë, ku bashkë më kolegët ia kemi dalë ta shndërrojmë këtë qendër në një model për cdo fëmijë që na viziton.

Si personi përgjegjës i sallës, kam edhe detyrimin ligjor të kujdesem për çdo material që është brënda, gjatë çdo lloj aktiviteti, qoftë edhe mbledhje partie, si dhe kam përgjegjësi të plotë për mbarëvajtjen e çdo takimi, kulturor, social apo politik, duke filluar nga fëmijët e deri te takimet e bashkisë, institucioneve të tjera lokale, Kryeministrit, PS, PD apo LSI. Gjithmonë kam qënë prezent, në llozhë, fizikisht I DUKSHEM nga paneli e të pranishmit.

As unë as familja ime, as KRAHINA prej nga vijmë, nuk kemi zakon spiunllekun por as të rritemi e jetojmë mbi bazë thashethemesh.

Diktofon?! Akoma atje ka mbetur partizani i vogel velo?!!! Diktofonin më me zë ke shpifjet e thashethemet e tua 😉

Nuk po zgjatem më tej. Kisha detyrimin të sqaroja miqtë e mijë, mbi të gjitha në emër të punës që unë bëj cdo ditë.

PS Lezhë le të vazhdojë! Bëni pirueta para Taulant Ballës……kushedi, i janë prishur pazaret në Elbasan 😉