“Ratë në gropën që hapët për tjetrin!”/ Pjerin Ndreu nuk i ndahet Bashkisë…

Para pak minutash deputeti i Lezhës z. Pjerin Ndreu ka ndarë me ndjekësit e tij një dokument i cili dy ditë mëparë u publikua nga Bashkia Lezhë në kuadrin e transparencës me qytetarët sa i takon projektit për rrugën e Torovicës.

Deputeti Ndreu saktëson edhe njëherë dokumentin për ndjekësit e tij mënyrën sesi Bashkia Lezhë ra vetë në gropën që bëri për të rënë tjetri.

Ai shprehet se dokumenti në fjalë është përcjellur nga ana e Bashkisë me datën 05.10.2018, pra vetëm 4 ditë mëparë.

Dokumenti i publikuar nga deputeti Pjerin Ndreu

Ja teskti i plotë i deputetit Ndreu:

Kur do ti besh gropen tjetrit, ja ben vetes, thote populli. Me shkresat e veta, eksponente te Bashkise Lezhe, tregojne se kane ngrite furtune ne gote. Projektin e rruges se Torovices e kane nisur me daten 05.10.2018, pra vetem kater dite para. Ndersa projekt nuk kishte me pare, Fondi i Zhvillimit e ka bere vete projektin dhe per pak dite tenderohet. Te pakten besojuni shkresave qe vete keni bere dje publike ! Kjo qe keni organizu gjithe keto dite eshte genjeshter sade dhe stermundim per medalje abuzive ! Flini te qete se ju ka dale gjumi vone, ndersa procesi ka avancu. Me poshte shkresa percjellese e Bashkise me daten e nisjes se projektit qe te jemi te qarte e mos te leme shteg per dyshime..kush dhe si !