“Ranishtja 4″/ Ja vendimi që mori Gjykata e Lezhës për të akuzuarit

Gjykata Lezhe u shpreh sot në lidhje me çështjen penale ‘Ranishtja 4’
ndaj 20 personave.

Gjyqtari Jak Ndoka ka pranuar kërkesën e prokurorit për pushimin e pjesshëm të hetimeve në ngarkim te 4 te shtetasve, ndër to edhe Znj. Gjelina Bacaj.

Për Kryebashkiakun Frrokaj, nënkryetarin Hafizi gjykata ka vendosur pushimin e pjesshëm të hetimeve, dhe për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Z. Gjok Ndoka pushimin e pjesshëm të hetimeve.

Për pjesën e mbetur të akuzave në ngarkim të të akuzuarve Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka vendosur kalimin për gjykim tek një trupë tjetër gjykuese.